12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Latifi: Nga mllefi për Hashimin, e patën krijuar Albinin. Tash, nga mllefi për Albinin po duan ta sajojnë një Albin tjetër

Rekomandime

Është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Ndaj kësaj proteste ka pasur reagime të ndryshme.

- Advertisement -

Profesori universitar, Blerim Latifi u shpreh se kjo metodë gjithmonë funksionon, sepse gjithmonë gjendet njerëz të gatshëm për t’u gënjyer nga ata që premtojnë zgjidhje të shpejta e të lehta për problemet komplekse të shoqnisë.

“Nga mllefi për Hashimin, e patën krijuar Albinin. Tash, nga mllefi për Albinin po duan ta sajojnë një Albin tjetër. Metoda e njëjtë: parulla të këndshme për veshin e popullit, parulla që me të ardhur në pushtet kuptohet s’nuk janë asgjë tjetër përveçse gënjeshtra. Fatkeqësisht kjo metodë gjithmonë funksionon, sepse gjithmonë gjendet njerëz të gatshëm për t’u gënjyer nga ata që premtojnë zgjidhje të shpejta e të lehta për problemet komplekse të shoqnisë”, shkroi Latifi në “Facebook”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit