8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Latifi: Rezistenca e Kurtit në dialog mund të vlerësohet si pozicion destruktiv nga BE’ja e SHBA’ja

Rekomandime

Analisti politik, Blerim Latifi, teksa ka komentuar katër kërkesat e kryeministrit Albin Kurtit të parashtruara në takimin në nivel të lartë për dialogun me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se rezistenca e palës kosovare mund të vlerësohet si pozicion destruktiv nga ndërmjetësuesit e dialogut.

Latifi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, e ka fajësuar pushtetin e shatë viteve të fundit për dobësimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, derisa ka thënë se si rezultat nuk mund t’i vihen kushte Serbisë.

- Advertisement -

“Katër propozimet e Kurtit në takimin e tij me Vuçiqin duken mirë si retorikë politike, por si kushte për ndryshimin e karakterit të dialogut, nuk funksionojnë dot”, thuhet në postimin e tij.

Në shtatë vitet e fundit politika kosovare ka punuar sistematikisht në dobësimin e pozicionit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë.

Si rezultat sot ne jemi në situatën kur as nuk mund t’i imponojmë kushtet tona të dialogut e as të tërhiqemi prej tij, ndërsa rezistenca e Kurtit do të ballafaqohet me rrezikun për t’u vlerësuar si pozicion destruktiv nga europianët dhe amerikanët”, deklaron tutje ai.

- Advertisement -

Përgjatë takimit me Vuçiq, shefi ekzekutiv me palën kosovare ka parashtruar katër kërkesa, në mesin e të cilave është edhe njohja e ndërsjellë mes dy vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit