6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Latifi zbulon një tjetër ‘sekret’ të NATO-s kundër Kosovës

Rekomandime

Filozofi Blerim Latifi ka bërë një tjetër status në profilin e tij në Facebook e në të cilin e ka tallur veprimin e fundit të kryeministrit Kurti për të kërkuar analizë për një letërkëmbim të ish kryeministrit Thaçi me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

- Advertisement -

Kujtojmë që zyra ligjore e kryeministrit Kurti e interpretoi si kundër-kushtetues dhe si marrëveshje letërkëmbimin privat në fjalë. Në fakt, vetë zyrtari i NATO-s që e kishte nxjerrë dokumentin kishte deklaruar se ky letërkëmbim ishte privat dhe nuk përbënte marrëveshje, me arsyen e thjeshtë, se asgjë nuk ishte nënshkruar.

Latifi është tallur me kryeministrin që e kishte cilësuar letërkëmbimin si “marrëveshje sekrete”.

“Qe edhe një “sekret” tjetër” e ka filluar statusin e tij z.Latifi.

- Advertisement -

Ai thotë se në rast të një sulmi nga Serbia, Kosova e vetme ka kapacitete për t’i rezistuar sulmit tri deri në pesë orë maksimumi! Në fakt, ndoshta Kosova ka kapacitete edhe më të mëdha për t’i bërë ballë një sulmi eventual nga Serbia.

“Me bo hajgare me shtetin në rrugë hahet diqysh, veç me bo hajgare me shtetin duke qenë në krye të tij, kjo vërtet është budallaki me shkallë të lartë rreziku.” – ka deklaruar z.Latifi më tej me një qëndrim më serioz

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit