6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

LDK-AAK-Nisma mbledh nënshkrimet për seancën ku do të votohet Qeveria e re

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me aleatët, AAK dhe NISMA, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të thirru një seancë të jashtëzakonshme.

Sic mëson Reporteri.net, këto tri parti kanë bërë gati nënshkrimet dhe sot pritet që ato të dorëzohen në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Gazeta ka provuar të flas me zyrën e kryetares së Kuvendit për të pyetur nëse këto nënshkrime janë dorëzuar, mirëpo nuk ka pasur përgjigje.

Sidoqoftë, pas dorëzimit të këtyre nënshkrimeve, kryetarja e Kuvendit ka për detyrë që brenda 48 orëve të thërras mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku më pas do të vendoset për mbajtjen e seancës.

Ndërkohë, VV po vazhdon të bëjë thirrje që kjo nismë është joligjore dhe se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

- Advertisement -

Partitë që kanë në plan një qeveri të re, thonë se i kanë numrat e nevojshëm për të krijuar shumicë në Kuvend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit