0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

LDK denoncon punësimet familjare nga ana e VV-së: Emërimet po bëhen për të kapur institucionet

Rekomandime

Anëtari i LDK-së, Shkëmb Manaj në një konferencë për media ka thënë se janë shqetësuese emërimet e familjarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes në instituconet e pavarura dhe agjencitë e ndryshme.

Manaj ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të kapjes së institucioneve të pavarura.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar t’u ofrojë strehë familjarëve dhe aktivistëve në pozitat më të rëndësishme shtetërore.

LDK duke e përcjellur me shqetësim kërkon që një trend si ky të ndërpritet sa më shpejt në të kundërtën një qasje e tillë përbën shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

LDK vlerëson se këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së institucioneve, ndërmarrjeve publike, dhe agjencive të pavarura aq më keq është mënyra se si po tentohen të arsyetohen këto punësime familjare duke shpërfaqur arrogancën e numrave të mazhorancës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Manaj tutje ka thënë se rasti i fundit është emërimi i aktivistit të VV-së në pozita udhëheqëse në PTK.

Një rast i fundit eklatant ishte ai i intevistimit të Komisionerit për Informim dhe privatësi nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me poentim maksimal edhe përkundër faktit që i njëjti nuk kishte arritur poenat për të kaluar nga britanikët.

- Advertisement -

Poashtu në vazhdën e këtyre emërimeve ishte edhe emërimi i aktivistiti të VV-së në pozita udhëheqëese në zyrat e financave dhe thesarit në Post Telekom”, ka thënë ai.

Tutje, ish-deputeti i LDK-së, tha se LDK-ja i bën thirrje kryeministrit që të ndalë këtë fushatë të rrezikshme.

LDK vlerëson se ministra e deputetë të partisë në pushtet kanë filluar një fushatë kundër personave të emëruar në institucionet e pavarura kjo qasje e tillë rrezikon dukshëm pavarësinë e institucioneve të pavarura të cilat janë të garantuara me ligj dhe kushtetutë.

I bëjmë thirrje kryeministrit dhe partisë në pushtet që të ndalë këtë fushatë sepse qytetarët nuk e kanë votuar për të degraduar institucionet e pavarura.

Vet ministrja e Drejtësisë tenton të frikësojë prokurorin në seancë gjyqësore, pastaj me qasjen e saj ndërhyn hapur në punën e prokurorisë dhe gjykatave”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit