12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

LDK-ja-Kurtit: Propozoje emrin e mandatarit ose Presidenti të veprojë

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës pret që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të reflektojë dhe të jep propozimin e tij për kandidatin e ri për formimin e qeverisë së re.Në të kundërtën, partia e Isa Mustafës sugjeron që presidenti, Hashim Thaçi, të veprojë konform Kushtetutës së vendit.
Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë sot se kriza politike mund të zgjidhet përmes dy formave.

- Advertisement -

“Kemi një krizë politike, e cila mund të zgjidhet në dy forma: forma e parë është krijimi një qeverie të re. Pra, partia e parë e dalë nga zgjedhjet duhet të marrë përsipër formimin e qeverisë.

Nëse nuk e merr përsipër formimin e qeverisë, atëherë presidenti duhet të detyrohet t’i respektojë obligimet e veta kushtetuese, që janë garantimi i funksionimit institucional të institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit