21.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

LDK’ja kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës ose pushtetin 60 – 40

Rekomandime

Një marrëveshje për bashkëqeverisje mes VV-së dhe LDK-së, nuk pritet të ndodhë shpejt as pas ofertës së fundit të Albin Kurtit. Zyrtarë të LDK-së i kanë thënë Gazetës Insajderi se kjo ofertë nuk është asgjë përveç rritje e posteve. Ata po kërkojnë ndarje të pushtetit 60-40 në favor të partisë së tyre ose dorëheqjen e Glauk Konjufcës.

- Advertisement -

Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se nuk po i pëlqen oferta e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje të cilën mbrëm i ka dërguar Albin Kurti, Isa Mustafës përmes së cilës propozonte rritjen e numrit të ministrive.

Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda LDK-së se do ta refuzojnë këtë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje. Pasi sipas tyre kjo nuk është asgjë tjetër pos rritje e posteve.

Në LDK insistojnë se pushteti ekzekutiv, duhet të jetë 60-40 në favor të këtij subjekti ose dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca .

- Advertisement -

Mbrëmë Kurti i ka dërguar Mustafës përmes së cilës i ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë gjashtë ministri, Lëvizja Veteëvendosje pesë, derisa minoritetet tri ministri.

Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt.

- Advertisement -

“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në propozim.

Lëvizja Vetëvendosje, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zëvendëskryeministrin e 1-rë, nënkryetarin e 1-rë të Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV.

Po ashtu VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President i cili sipas VV-së plotëson të gjitha kushtet dhe te gjitha kriteret kushtetuese.

“Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjedhet Presidenti, atëherë LDK do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit