1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Le Pen: Do heq hixhabin, “ngrihen” myslimanët në Francë!

Rekomandime

Shamia për gratë myslimane ose hixhabi ka zënë ngadalë vend qendror në fushatën presidenciale franceze, në mesin e përpjekjeve të kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen për t’i ndaluar ato, në vendin me popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore.

Si ajo, ashtu edhe rivali i saj Emmanuel Macron, që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 24 prill, u përballën së fundi me gra me shami, të cilat pyesnin pse zgjedhjet e tyre të veshjeve duhet të përfshihen në politikë.

- Advertisement -

Macron nuk do të kishte ndaluar veshjet fetare, por mbikëqyri mbylljen e disa xhamive dhe grupeve islamike. Shumë myslimanë konsiderojnë që fushata presidenciale ka stigmatizuar padrejtësisht besimin e tyre. Në një treg në qytetin jugor Pertuis, një grua me mbulesë kaltër-bardh iu afrua Le Penit, ndërkohë që kandidatja për presidente po kalonte pranë tregtarëve të peshkut dhe shitësve për të përshëndetur mbështetësit.

“Çfarë bën shamia në politikë?”, pyeti një grua, sipas AP. Le Pen mbrojti pozicionin e saj, duke e quajtur shaminë një “uniformë të imponuar me kalimin e kohës nga njerëz që kanë vizion radikal të islamit”. Grupe njerëzish pranë saj nisën të bërtisnin: “Jemi të gjithë bij emigrantësh këtu, ik mbushu”!

Kundërshtimi i Le Penit ndaj shamisë ka përfshirë atë që kritikët e saj thonë se e bën të rrezikshme për unitetin francez, duke stigmatizuar miliona myslimanë francezë.

- Advertisement -

Le Pen, gjithashtu, do të zvogëlonte migracionin dhe dëshiron të ndalojë therjen rituale të kafshëve, gjë që për myslimanët francezë dhe për hebrenjtë do të kufizonte qasjen te mishi kosher dhe hallall. Macron gjithashtu diskutoi për shamitë, të premten, në televizionin France-Info. Ai u përpoq të distancohej nga Le Pen duke thënë se nuk do të ndryshonte asnjë ligj, por mbrojti ndalimin ekzistues të mbajtjes së shamive në shkolla, si pjesë e parimeve laike franceze.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit