6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

“Le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi” – Kryeprokurori i përgjigjet Albin Kurtit

Rekomandime

Sistemi i drejtësisë po zë vend kyç në para fushatën zgjedhore që tashmë kanë filluar liderët e partitë politike. I ftuar mbrëmë në emisionin Pressing në T7, lideri i VV-së, Albin Kurti, partia e të cilit tash e një kohë është duke e quajtur ‘lepur’ kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezin ka thënë se do të punojnë që ta shkarkojnë atë nëse vijnë në pushtet. Të njëjtin Kurti e ka quajtur basketbollist. Gjatë ditës kryeprokurori Lumezi iu ka përgjigjur kreut të VV-së, në një deklaratë për Gazetën Express.

- Advertisement -

Albin Kurti në Pressing derisa ka folur për largimin e prokurorit Elez Blakajt nga Kosova për shkak të kërcënimeve, shtoi se i njëjti nuk e ka pasur përkrahjen e kolegëve si dhe se sulmi i institucioneve ndaj tij ishte i paprecedentë.

I njëjti e ka quajtur kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin basketbollist.

“Basketbollisti Lumezi nuk reagoi për sulmin ndaj prokurorit Blakaj”, tha Kurti, derisa shtoi se bashkë me të heshtën edhe 119 kolegë të tij.

- Advertisement -

“191 kolegë të tij heshtën për sulmin e ish-kryeministrit ndaj Blakajt. Po të ishte Lumezi vetëm 5 minuta kryeprokurorë ne do duhej të ishim tani në këto momente duke shikuar lajmet. Por ai nuk është kryeprokurorë i shtetit, ai është vegël”, shtoi lideri i VV-së, derisa, më pas tha se do të punojnë që të shkarkojnë Lumezin.

Ai madje bëri një lojë me fjalë që të tregonte se si Elez Blakaj do kthehej në Kosovë në momentin kur do shkarkohet Aleskandër Lumezi.

- Advertisement -

“Le të ecë Lumezi që të kthehet Elezi”, tha Kurti mbrëmë në Pressing.

Mirëpo, këto deklarata të Kurtit si duket nuk po i bëjnë shumë përshtypje Aleksandër Lumezit.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Lumezi tha se zyra e Kryeprokurorit të shtetit është institucion professional dhe i pavarur e nuk është organizatë politike, kështu që nuk i ka komentuar deklarimet politike.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është institucion profesional dhe i pavarur, nuk është organizatë politike dhe nuk i komenton publikisht deklarimet politike. Ne e ushtrojmë funksionin tonë në bazë të ligjit duke i përmbushur obligimet tona dhe asnjëherë nuk do të lejojmë politikanët që nuk e kanë ndjenjën e përgjegjësisë dhe te kompetencave te ndikojnë ne proceset brenda sistemit prokurorial”, ka thënë Lumezi.

Kujtojmë që muaj më parë Vetëvendosje ka organizuar një protestë paqësore për shkarkimin e Aleksandër Lumezit me moton “Lepur-ik”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit