16.6 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Legjenda Seedorf konvertohet në fenë Islame

Rekomandime

Legjenda holandeze e futbollit, Clarence Seedorf, ka zbuluar se është konvertuar në fenë Islame.

Ish-mesfushori holandez këtë e bëri të ditur përmes një postimi në “Instagram”.

- Advertisement -

45-vjeçari ka falënderuar në veçanti të dashurën e tij, për të cilën tha se ka qenë ajo që e ka prezantuar me fenë e myslimanëve.

Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që më uruan për anëtarësimin në familjen islame. Unë do të doja të falënderoja veçanërisht të dashurën time Sophia, e cila më prezantoi dhe më mësoi për Islamin.

Unë nuk e ndryshova emrin tim dhe do të vazhdoj të mbaj emrin tim siç e kanë dhënë prindërit e mi, Clarence Seedorf! Unë po dërgoj gjithë dashurinë time për të gjithë në botë”, ka shkruar ish-futbollisti i disa klubeve të mëdha evropiane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Clarence Seedorf (@clarenceseedorf)

- Advertisement -

Gjatë karrierës së tij futbollistike, Seeford luajti për Ajaxin, Real Madridin, Sampdorian, Interin e Milanin.

- Advertisement -

Clarence Seedorf u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2014, te skuadra braziliane, Botafogo.

Ai pastaj filloi me punën e trajnerit, ku fillimisht mori drejtimin e Milanit, pastaj të Shenzhenit, Deportivo La Corunas dhe së fundmi ishte trajner te Kombëtarja e Kamerunit. Momentalisht, Seedorf është pa skuadër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit