13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Lëndim horror, sulmuesi i Totenhamit ia thyen këmbën ish yllit të Barcelonës dhe shpërthen në lot (VIDEO)

Rekomandime

Andre Gomes do të qëndrojë gjatë jashtë fushave.

- Advertisement -

Ish-mesfushori i Barcelonës ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen që Evertoni po e zhvillon në shtëpi me Tottenham dhe po humb 0-1.

Son Heung-min ndërhyri ashpër në minutën e 78’ ndaj Gomes, ky i fundit u përplas edhe në Sergie Aurier dhe mbeti me këmbën e thyer, çka shtyri gjyqtarin Martin Atkinson ta ndërrojë ngjyrën e kartonit, pasi fillimisht e kishte ndëshkuar me të verdhë.

Kamerat u larguan menjëherë nga lojtari.

- Advertisement -

Ai e ndëshkoi atë me karton të kuq më pas.

Derisa mjeket hyn në fushë dhe për disa minuta mjekuan Gomesin, Son s’mund ta besonte çfarë kishte bërë dhe nuk mund ta qetësonin as shokët e tij, as stafi Tottenham e as futbollistët kundërshtarë, ishte në shok për lëndimin e rëndë që shkaktoi, derisa shumica e futbollistëve ishin me duar në kokë.

- Advertisement -

Ndeshja përfundoi 1-1

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit