1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Leonora Jakupi për Bregoviq: Është irritim veç emrin me ia dëgju, ai është krimineI, duhet të jemi kundër ardhjes së tij

Rekomandime

Festa e birrës në Korçë do të mbahet në datat 18-24 gusht ku do të performojnë artistë të shumtë, ku në mesin e tyre do të jetë edhe këngëtari boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, ftesa e të cilit ka nxitur reagime në publik.

- Advertisement -

Figura të njohura për publikun ka reaguar në forma të ndryshme, ndërsa është paralajmëruar edhe protestë në qytetin e Korçës.

Madje, disa nga këngëtarët që do të performonin në Festën e Birrës, kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre, e gjithë kjo përshkak të Goran Bregoviq.

Me ardhjen e tij në Shqipëri për të performuar nuk pajtohet as këngëtarja nga Drenica, Leonora Jakupi.

Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net“, Jakupi është shprehur se veç emri i Bregoviq e irriton, dhe se njerëzit ende i vuajnë pasojat e regjimit serb, e një krimineI si ai vjen në Shqipëri.

- Advertisement -

“Çdo njeri që ka dhënë shumë për Kosovën, absolutisht e ka të papranueshme ardhjen e tij. Ne si familje jemi të dë.mtuar aq shumë, e për mua është irritim qaq shumë veç emrin me ia dëgju. Në Kosovë ka ende të zhdukur e njerëz që i vuajnë pasojat e regjimit serb, e sot vjen një krimineI, se faktikisht ai i ka mbështet të gjitha të bëmat e serbëve në shtetin tonë, e normal që duhesh me qenë kundër tij”, tha fillimisht Jakupi.

Leonora Jakupi

Këngëtarja gjithashtu kujtoi kohën kur ka qenë edhe Hari Mata Hari, ku ky i fundit e pati quajtur Kosovën “Metohi”.

- Advertisement -

“Unë kam reaguar edhe kur erdhi Hari Mata Hari vite më parë në një Festival, ku e quajti Kosovën, Metohi, por që mora shumë pak mbështetje kur reagova duke i thënë se Kosova është Kosovë”, shtoi tutje këngëtarja.

Sa i përket ardhjes së Bregoviq, Leonora Jakupi tha se ardhja e tij mund të anulohej, por që arsyetime mund të gjinden tani plot.

“Ai person që ka ndjenja kombëtare duhet të reagojë. Arsyetime mund të gjinden sa të duash, për mosanulimin e ardhjes së tij. Ai është personazh që ka fyer kulturën, popullin tim“, vazhdoi tutje ajo.

Theksojmë se nënkryetarja e Bashkisë, Benila Terova, ditën tha se pjesëmarrja e Bregoviq nuk do të anulohet, pasi tashmë kontratat janë mbyllur.

“Ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Bregoviq nga Festa e Birrës sepse refuzojmë të pozicionohemi politikisht në këtë debat. Nuk ka asnjë qasje politike pjesëmarrja e një këngëtari lindur në Sarajevë dhe që në njohurinë tonë para se ta kontaktonim për ta pasë pjesë dhe e kemi të saktë nuk ka pasur asnjë lloj pozicionimi as kundër shqiptarëve as kundër kosovarëve”, ishte deklarata e saj.

Sa i përket Bregoviq, ai do të performojë në Festën e Birrës në Korçë pikërisht në natën e fundit, datë 22 gusht./Reporteri.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit