20.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Lëvizja “Vatra”, Hazirit: Gjilanin e ke harruar plotësisht, pse s’po bëhesh kryetar i Prishtinës

Rekomandime

Lëvizja Qytetare “Vatra” në bashkëpunim me shoqërinë civile ka mbajtur sot një protestë me moton “Gjilani si rrotë rezervë”, me ç’rast i kanë kërkuar Lutfi Hazirit të bëhet kryetar i Prishtinës, pasi sipas tyre e ka harruar Gjilanin krejtësisht.

- Advertisement -

Organizatorët e protestës, Durim Kadriu, Avni Rudaku dhe Sokol Haziri e kritikuan Hazirin për neglizhenëcn që po ia bënë Gjilanit, duke kërkuar kështu që të mos e përdor këtë qytet vetëm për tu fuqizuar në Prishtinë, por të merret me punët për të cilat është zgjedhur kryetar, shkruan Reporteri.net.

Gjithashtu e kritikuan edhe për mosmarrjen e masave ndaj mungesës së ujit, por që organizatorët kërkuan që edhe qytetarët të jenë më aktiv në kërkimin e përgjegjësive.

Komunikatë për media:

- Advertisement -

Sot më datë 6 nëntor 2019, në Gjilan “Lëvizja Qytetare Vatra” në bashkëpunim me shoqërinë civile mbajti një protestë simbolike me moton: Gjilani si rrotë rezervë”. Protestë në të cilën u shfaq pakënaqësia në lidhje me mospunën e kryetarit Haziri, apo më sakt në lidhje neglizhencën që ky I fundit po ia bënë Gjilanit, duke u marrë vazhdimisht me punët Prishtinës e duke e harruar Gjilanin krejt.


Folësit: Durim Kadriu nga “LQV”, Avni Rudaku nga shoqëria civile si dhe Sokol Haziri, aktivisit politik dhe ish drejtor I shërbimeve publike në Gjilan, e kritikuan kryetarin Haziri për këtë neglizhencë që po ia bënë Gjilanit, kërkuan që Gjilanin të mos ta përdor vetëm për t’u fuqizuar në Prishtinë, por të merret me punët për të cilat është zgjedhur kryetar. Punë të cilat me vite presin për t’u kryer.

- Advertisement -

E kritikuan gjithashtu edhe për mosmarrjen e masave të duhura në lidhje me mungesën e ujit. Për fund organizatorët kërkuan që edhe qytetarët e Gjilanit të jenë më aktiv në kërkimin e përgjegjësive ndaj udhëheqësve të tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit