8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Viktima e parë e Albin Kurtit, jep dorëheqje Shefi i AKI’së, Shpend Maxhuni

Rekomandime

Kreu i AKI-së Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqja nga pozita, raporton Gazeta Express

- Advertisement -

Kështu ka njoftuar kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai ka shkruar në Facebook se dorëheqjen e Maxhunit e ka pranuar sot.

“Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

- Advertisement -

Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë”, ka shkruar Haradinaj.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Intelegjencës kosovare.

Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.

Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë.

RH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit