3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Liburn Aliu: Jemi me fat që nuk ka ardhë vendimi i Kushtetueses përpara kërkesës së dërgimit të FSK’së në Iowa

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar kohën kur është dërguar në Kuvend kërkesën për dërgimin e një kontingjenti të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Iowa për mision paqeruajtës.

- Advertisement -

Deputeti Aliu ka përmendur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për jo-ligjshmërinë e votës së deputetit nga radhët e pakicave, Etem Arifi, duke thënë se “jemi me fat që kërkesa për dërgimin e FSK’së jashtë vendit na erdhi përpara vendimit të Kushtetueses”.

“Është brengosëse që ky vendim na vjen sot, në kohën kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në pritje për rrëzimin e qeverisë. Atëherë, misioni për dërgim të FSK’së në mision paqeruajtëse do të dështonte, si rezultat i rënies së qeverisë. Është meritë e përfaqësuesve të SHBA’ve që ky vendim po merret, se ne kishim harru për këtë punë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka kritikuar qeverinë për vendimin e shkurtimit të buxhetit përgjatë vitit të kaluar, vendim ky i cili ndodhi si pasojë e krizës ekonomike përgjatë pandemisë koronavirus. Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Kuvend e quajti një vendim të këtillë si të dështuar, pasi që ia ngadalëson kohën e tranzicionit të kthimit të FSK’së në ushtri.

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës me 84 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim votoi për shmangien e rregullores së Kuvendit për kërkesën e dërgimit të trupave të vendit në Iowa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit