2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lidhjet e Grenellit me politikanin e arratisur moldav, të akuzuar për korrupsion

Rekomandime

Richard Grenell, që të martën ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe nga pozita e ambasadorit të SHBA-së Gjermani, dikur kishte qenë konsulent i për oligarkun moldav, i akuzuar për ndërhyrje të shumta në shtetin e tij dhe për udhëheqje nga prapaskena, mes tjerash edhe përmes ndërhyrjes së punës në Kushtetuesen e këtij shteti.

- Advertisement -

Oligarkut Vladimir Plahotniuc i ishte ndaluar hyrja në SHBA, si pasojë e sanksioneve.

Sipas “ProPublicas”, Grenelli kishte punuar për një konsulencë të quajtur “Capitol Media Partners”, e cila e kishte pasur klient konsulentin politik të republikanëve, Arthur Finkelstein. Grenelli raportohet se kishte punuar për Finkelsteinin si konsulent për klientët në Evropën Lindore, përfshirë politikanin moldav, Vladimir Plahotniuc, raporton “The Daily Beast”. Asokohe, Plahotniuc kishte qenë zyrtari kryesor në partinë pushtetare të Moldavisë dhe njeriu më i pasur në këtë shtet. Raportet financiare tregojnë se Grenelli kishte marrë një pagesë prej mbi 5.000 dollarësh nga Finkelsteini, ndonëse shuma e saktë nuk është treguar. Plahotniuc e humbi pushtetin gjatë vitit të kaluar, duke ikur nga Moldavia.

Në gusht të 2016-tës, Grenelli kishte publikuar vështrime në dy gazeta duke e mbrojtur Plahotniucin dhe duke i kritikuar armiqtë e tij. Ndonëse nuk është e qartë nëse vështrimet ishin drejtpërsëdrejti pjesë e punës së tij për Plahotniucin, ai raportohet se nuk ka treguar se po paguhet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit