17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Marrëveshja sekrete Thaçi-Vuçiq”, ky është paralajmërimi shokues për Albin Kurtin

Rekomandime

“Një deklaratë e analistit James Hooper është një alarm paralajmërues për qeverinë në ardhje të Kosovës dhe qytetarët e saj për skenarin e rrezikshëm të përgatitur në prapaskenë nga fuqitë e mëdha për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, prapa të cilit fshihet plani tjetër serb për fshirjen nga harta gjeo-politike e Evropës e shtetit të Kosovës, në emër të mashtrimit historik kinse të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke i lënë përsëri nën pushtimin sllav më shumë se gjysmën e trojeve etnike shqiptare”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Ish zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit dhe analisti, James Hooper ka deklaruar se një marrëveshje Kosovë-Serbi, e akorduar mes Thaçit dhe Vuqiqit tanimë ekziston, por vështirësia është te zbatimi i saj.

- Advertisement -

Sipas tij Marrëveshja Kosovë-Serbi është arritur, dhe këtë marrëveshje kryeministri në ardhje, Albin Kurti do ta ketë shumë të vështirë që ta ndryshojë.

E sipas analistëve politikë, ky është edhe një alarm tjetër për Kosovën, në veçanti për qeverinë e ardhshme të Kosovës, pasi marrëveshja që mundë ta ketë arritur Thaçi në prapaskenë, mundë të jetë pikërisht ajo për ndarjen e veriut të Kosovës.

Lidhur me këtë paralajmërim të rrezikshëm, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Florim Zeqa.

- Advertisement -
Florim Zeqa

“Bazuar në deklaratën sipërfaqësore të ish zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe analistit James Hooper, kuptohet e vërteta e asaj që nga shumë kush ishte vlerësuar si spekulative, e marrëveshjes së arritur në prapaskenë mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit për ndarjen e Kosovës. Edhe pse z. Hooper nuk i zbulon detajet e marrëveshjes famëkeqe për Kosovën, vërehet qartë se ai është një dijeni të plotë për përmbajtjen e saj, kur e thotë se marrëveshjen e arritur Kosovë-Serbi, do ta ketë të vështirë ta ndryshoj kryeministri në ardhje Albin Kurti”, tha analisti politik. Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, arritja e një marrëveshje të tillë në prapaskenat e deritashme të bisedimeve, e sfidon seriozisht qeverinë në ardhje.

- Advertisement -

“Sepse vetë deklarata e z. Hopper vjen në kohën kur duhet të krijohet të krijohet qeveria e re, dhe duhet të jetë e përgatitur për të gjitha veprimet dhe kundër veprimet.

Një deklaratë e analistit James Hooper është një alarm paralajmërues për qeverinë në ardhje të Kosovës dhe qytetarët e saj për skenarin e rrezikshëm të përgatitur në prapaskenë nga fuqitë e mëdha për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, prapa të cilit fshihet plani tjetër serb për fshirjen nga harta gjeo-politike e Evropës e shtetit të Kosovës, në emër të mashtrimit historik kinse të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke i lënë përsëri nën pushtimin sllav më shumë se gjysmën e trojeve etnike shqiptare.

Nisur nga këto zhvillime që e presin Kosovën në të ardhmen e afërt, detyra parësore dhe sfida më e madhe e kryeministrit në ardhje, Albin Kurti do të jetë mbrojtja e tërësisë territoriale të Kosovës nga plani ndarës.

Për shkak se rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht çdo bisedë me fqinjët verior serb do të prekë drejtpërdrejt tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit tonë”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit