11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Ligji për Trashëgimi Kulturore në Serbi – Opozita serbe akuzon Qeverinë se e ka “hequr” Kosovën

Rekomandime

Partia Popullore Serbe ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se “nuk e ka përmendur në asnjë pikë Kosovën në Ligjin për Trashëgimi Kulturore të Serbisë”.

“Vojvodina përmendet gjashtë herë, ndërsa Kosova është hequr”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Ata po kërkojnë që ligji të tërhiqet nga procedurat parlamentare.

“Trashëgimia kulturore në Kosovë është më e rrezikuara dhe e hapur ndaj sulmeve të përditshme. Këngët më të bukura janë shkruar për Kosovën, kishat më të bukura, manastiret, afresket, dhe monumentet tona më të rëndësishme, por asnjëherë nuk përmenden në Ligjin për Trashëgimi Kulturore”, thotë kjo parti në një deklaratë.

“Duke adoptuar një ligj të tillë, qeveria tregon qëndrimin e saj karshi Kosovës. Pasojat do të jenë shkatërrimtare për të ardhmen e trashëgimisë kulturore në Kosovë”, përfundon deklarata.

- Advertisement -

Për të njëjtën gjë ka lëshuar një deklaratë edhe Partia për Liri dhe Drejtësi, e cila tha se Qeveria e ka “braktisur” trashëgiminë kulturore në Kosovë.

“Në atë propozim, asnjë fjalë nuk shkruhet për trashëgiminë kulturore në Kosovë, e as nuk përmendet Kosova fare, ndërsa provincën autonomore të Vojvodinës e përmend gjashtë herë”, thotë deklarata e partisë opozitare të Dragan Gjilasit.

- Advertisement -

Kjo parti shkruan edhe se Ligji për Trashëgiminë Kulturore “është vetëm një prej serive të dëshmive se si ky regjim që lartëson patriotizmin, i shpall të tjerët tradhëtarë”.

“Është trashëgmia jonë kulturore në Kosovë dhe manastiret mesjetare serbe që janë në UNESCO, por as kjo nuk e bën që kjo qeveri ta fus në tekstin e ligjit”, përfundon njoftimi i SNN-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit