Sot është zhvilluar një takim mes kryetarit të NISMËS Socialdemokrate, Fetmir Limaj kryetarëve të degëve të Nismës në nivel vendi.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të këtij subjekti politik, ki thuhet se Limaj ka falënderuar drejtuesit e degëve për angazhimin e madh që kanë bërë në zgjedhjet lokale.
“Suksesi dhe stabiliteti i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucione tjera qendrore”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në këto zgjedhje NISMA ka fituar vetëm në Komunën e Malishevës, ku kryetar është zgjedhur Ekrem Kastrati nga ky subjekt.