-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Liri Loshi: Opozita po e kritikon marrëveshjen për inati të Kurtit, ja çka po bën kryeministri për inati të opozitës

Rekomandime

Publicisti Liri Loshi thotë se opozita po e kritikon marrëveshjen për inati të Albin Kurtit sikurse të ishte autor i tekstit, kurse Kurti po e mbron atë për inati të opozitës.

- Advertisement -

Loshi përmes një postimi në Facebook, këtë e quan papjekuri politike.

Ai kërkon që palët të shohin marrëveshjen me gjakftohësi dhe të formulojnë një qëndrim unik.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Opozita po e kritikon Marrëveshjen me inat ndaj Albinit, sikur autor i tekstit të ishte Albini! Kjo është papjekuri politike. Kurse, Albini po e mbron atë, po ashtu me inat ndaj opozitës, sikur autor të ishte vërtet ai vetë! Edhe kjo është papjekuri politike.

Në vend se të dy palët ta shohin Marrëveshjen me gjakftohtësi dhe ta formulojnë një qëndrim unik ndaj saj. Një qëndrim që e obligon faktorin ndërkombëtar për të qenë i arsyeshëm dhe fer ndaj Kosovës. Duket se pozitë dhe opozitë janë të merakosur për atë se çka humbin dhe çka fitojnë ata vetë dhe jo çka fiton, apo çka humbë Kosova pas marrëveshjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit