10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mjeku i njohur shqiptar: Situata e rëndë me Covid 19 do të vazhdojë edhe në muajin shtator, kjo është arsyeja

Rekomandime

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero tha se parashikon që situata e infektimeve në vend, të vazhdojë në këto nivele edhe gjatë gjysmës së parë të muajit shtator.“Është e vështirë të bëjmë parashikime.

- Advertisement -

Unë besoj që deri nga fundi i gjysmës së parë të Shtatorit situata do të jetë pak a shumë e njëjtë dhe mandej të shikojmë. Them kështu sepse ekspozimi vijon të jetë i lartë qoftë për shkak të pushimeve dhe mosrespektimit të protokolleve” u shpreh Pipero.

I pyetur në Klan, lidhur me nivelet e vdekshmërisë në Shqipëri, mjeku tha se ato janë të krahasueshme me vendet e tjera, por pranoi se vdekshmëria në repartet e terapisë intensive është më e lartë tek ne, krahasuar me vendet e tjera.

“Vdekshmëria në Shqipëri, në spitalet tona është e krahasueshme edhe me vendet e tjera. Natyrisht nëse i referohemi vdekshmërisë në repartet e terapisë intensive tek ne është më e lartë, por kjo është një situatë që duhet analizuar në kohën e duhur. Sa i përket vdekshmërisë në spitale nuk më rezulton që të jetë me lartë se në vendet e tjera”, tha Pipero.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit