Sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati ka shënuar golin e tij të parë në Ligën e Evropës me Dinamon e Zagrebit.
21 vjeçari përpos që realizoi, edhe asistoi një gol tjetër ndaj CSKA Moskës, për rezultatin 3-1.
Ky është goli I 4-të në këtë edicion për Kastratin në të gjitha garat me ekipin dhe kombëtaren e Kosovës.
Ndryshe, Dinamo e ka siguruar kualifikimin në fazën eliminuese si lider i grupit.
Kastrati goal vs Moscow in the #UEL pic.twitter.com/KQd3TudeMm
— Kosovan Football EN 🇽🇰 (@FootballKosovo) December 10, 2020