1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lirimi i përkohshëm i Thaçit, Policia e Kosovës i kthen përgjigje Gjykatës Speciale

Rekomandime

Mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Gregory W. Kehoe ka kërkuar udhëzime nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou, lidhur me hapat që duhet ndjekur rreth kërkesës për lirim të përkohshëm të Thaçit dhe të tjerëve.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve, avokati Kehoe ka thënë se duket që ka ende shumë kohë deri në fillimin e gjykimit, andaj ka kërkuar udhëzime se cilat rrugë duhet ndjekur për të proceduar çështjen e lirimit me kusht.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se tashmë ka një përgjigje nga Policia e Kosovës e cila është në proces të përkthimit.

Do të doja t’u kërkoja juve se çfarë rruge duhet të ndjekim ne sa i takon kërkimit të lirimit të përkohshëm. Kemi një përgjigje nga policia që është në proces përkthimi, kemi një proces të tillë që ju e dini deri në çfarë pike ka shkuar, kështu që duam të kërkojmë mendimin tuaj se çfarë rruge të ndjekim ne për të kërkuar për lirimin e përkohshëm të tyre sepse duket që ka goxha kohë derisa të fillojë procesi i gjykimit”, ka thënë mbrojtja e Thaçit, shkruan KP.

Por, gjyqtari Guillou ka thënë se një çështje të tillë ai mund ta parashtrojmë me shkrim meqë konferenca e sotme nuk e ka në rend dite një diskutim të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit