11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

“Lista e Zezë”, Manjati rus gjendet i varur disa ditë pas fillimit të Iuftës në Ukrainë

Rekomandime

Manjati rus Mikhail Watford është gjetur i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Britaninë e Madhe.

Trupi i pajetë i manjatit u gjet nga kopshtari i tij në Wentworth Estate në Virginia Water, Surrey.

- Advertisement -

Watford 66-vjeç ishte babai i 3 fëmijëve, ai e kishte ngritur pasurinë e tij nga rafineritë e naftës në Ukrainë, dhe më pas u transferua në Britani për të krijuar një firmë pronash.

Policia angleze po heton vd*ekjen e biznismenit të njohur rus, pasi dyshohet se ai mund të ketë qenë pjesë e listës së zezë të rusëve.

- Advertisement -

Sipas një miku të familjes, “gjendja e tij shpirtërore mund të jetë ndikuar nga situata në Ukrainë.”

Koha e vd*ekjes së tij dhe pushtimi i Ukrainës nuk mund të jenë një rastësi.

- Advertisement -

Një tjetër bashkëpunëtor i Watford tha: “Vde*kja e tij ngre pikëpyetje. Pas të gjitha vd* ekjeve të tjera të dyshimta të shtetasve dhe bashkëpunëtorëve rusë në MB, është e natyrshme që do të ketë spekulime për vd*ekja e tij.”

Ai dhe gruaja e tij estoneze, Jane, jetonin me dy fëmijët e tyre dhe një djalë më të madh nga martesa e tij e parë në një rezidencë prej 18 milionë dollarësh në Wentworth Wstate.

Watford ndryshoi mbiemrin e tij nga Tolstosheya pasi u transferua në Britani vitet 2000.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit