1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Lista serbe dhe kompromiset e Qeverisë së re”

Rekomandime

Politologu Ejup Berisha, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se si erdhi në pushtet Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Gjithashtu, Berish ka folur edhe për koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Gjatë ditës së mërkurë Republika e Kosovës u bë me Qeveri të re që do të udhëhiqet nga koalicioni i ri politik i njohur si LAN. Kjo do të thotë se në të bëjnë pjesë Partitë si Lidhja Demokratike e Kosovës, Nisma, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe.

Kjo Qeveri erdhi në shprehje si rezultat i rrëzimit në Kuvend të Qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Në Kuvend kohë më parë nga ana e LDK-së u ngrit nisma për votimin e çështjes së mos besimit ndaj Qeverisë së mëparshme të përbërë nga Koalicioni L.VV.LDK, koalicion ky i formuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të muajit tetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Koalicioni në fjalë ishte bashkim i forcave politike me premtim për gatishmëri për ndryshime dhe për luftë më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit një aktivitet dhe detyrim i munguar nga ana e Qeverive të mëparshme pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës në vitin 2008. Duke u bazuar në këtë gatishmëri dhe në premtimet e Qeverisë së re të përbërë nga Partitë L.VV. LDK”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ejup Berisha

Berisha shprehte se Qeveria e re paraqet shkelje të vullnetit të shumicës së qytetarëve dhe se përmes rrëzimit të Qeverisë Kurti u ndërprenë aktivitetet e filluara për ti rikthyer rendin dhe ligjin në shtet.

- Advertisement -

Po Qeveria e re e votuar gjatë mesit të kësaj jave në Kuvendin e RKS-së paraqet shkelje të vullnetit të shumicës së qytetarëve të Republikës së Kosovës të shprehur për ndryshime pozitive dhe për funksionim të shtetit juridik dhe atë përmes respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Konsideroj se përmes rrëzimit të Qeverisë Kurti u ndërprenë aktivitetet e filluara nga ana e Qeverisë për ti rikthyer rendin dhe ligjin në shtet.

Do të thotë se duke e pasur parasysh mbështetjen dhe besueshmërinë e ulët ndaj partive të koalicionit të tanishëm qeverisës LAN formimi i Qeverisë së re në mënyrën dhe në formën siç u formua do të thotë kthim mbrapa të proceseve demokratike në Kosovë”, ka potencuar Berisha.

Po ashtu, ai është shprehur se është shumë negative është fakti se Qeveria e re duhet të bëj shumë kompromise dhe koncesione në favor të interesave të Listës serbe apo ndoshta edhe në favor të politikës serbe me qendër në Beograd.

Nga ana tjetër Lista serbe është pjesë e koalicionit të ri Qeveritar dhe si duket faktor përcaktues për formimin e Qeverisë së re.

Ajo që është pozitive është fakti se është mirë dhe shumë pozitiv fakti që Lista serbe është pjesë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës por ajo që është shumë negative është fakti se Qeveria e re duhet të bëj shumë kompromise dhe koncesione në favor të interesave të kësaj liste apo ndoshta edhe në favor të politikës serbe me qendër në Beograd, sepse sipas disa informatave thuhet se Lista serbe ka lidhje dhe raporte të afërta me politikën zyrtare të Serbisë.

Kjo ndoshta do të mund të kërkoj kompromise dhe koncesione në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare të RKS-së gjë që duhet të jetë e papranueshme për autoritetet qeveritare në Kosovë.

Edhe njëherë do të përsëris duhet përshëndetur përfshirjen e listës Serbe në Qeverinë Hoti por vetëm nëse ajo vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës apo vetëm nëse ajo i shkëput lidhjet me Beogradin dhe nuk ndikohet nga politika zyrtare serbe.

Apo dhe nëse gjatë aktiviteteve dhe veprimeve të saja politike ajo si grupim i subjekteve politike serbe në Kosovë i mbron me sinqeriteti dhe në mënyrë parimore interesat e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Berisha për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit