1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lista Serbe sfidon shtetin e Kosovës: President kemi Vuçiç-in, shtet Serbinë

Rekomandime

‘Lista Serbe’ e cila përfaqëson serbët e Kosovës, ka lëshuar një njoftim në rrjetin social Facebook, ku iu kanë bërë thirrje qytetarëve serbë që të dielën e 6 nëntorit, të mblidhen në “Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar” në Mitrovicë, për t’i përçuar një mesazh Evropës se “vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti ynë është Aleksandër Vuçiç”.

- Advertisement -

“Vëllezër dhe motra, të gjithë të mblidhemi nesër në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar në Mitrovicë në ora 12:00 para përmendores së perandorit Llazar, të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare”.

Ndryshe, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

- Advertisement -

Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin kur Qeveria e Kosovës tërheq vendimin për targat dhe fillon formimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Kryetari i Listës Serbe dhe njëherit ministri për Komunitete the Kthim, Goran Rakiç, ka dhënë dorëheqje nga pozita të cilën e ka drejtuar pak më shumë se një vjet e gjysmë.

- Advertisement -

Edhe Igor Simiç, i cili është deputet nga radhët e Listës Serbe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Serbët kanë vendosur që të largohen edhe nga gjyqësori si dhe policia.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë Rakiç pas takimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit