15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

LIVE: Rusia vendos në gatishmëri forcat e parandalimit bërthamor, i përgjigjet SHBA-ja (VIDEO)

Rekomandime

SHBA-ja i përgjigjet Rusisë për vendosjen në gatishmëri të forcat të parandalimit bërthamorZelensky pranon bisedimet me Rusinë, caktohet vendi.

Në ditën e katërt të Iuftës Rusi-Ukrainë, trupat hynë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv në veri-lindje, thonë zyrtarët lokalë.

- Advertisement -

Por forcat ukrainase rifituan kontrollin e qytetit kyç të Kharkiv, tha guvernatori rajonal, kryteari i Kharkivit, Oleh Synyehubov, ka bërë të ditur se forcat ukrainase kanë arritur që ta kthejnë këtë qytet nën kontrollin e tyre.

Një numër i madh njerëzish vazhdojnë të ikin nga Ukraina për në vendet fqinje si: Polonia dhe Moldavia.

Vendet perëndimore thonë se do të heqin disa banka ruse nga rrjeti Swift, duke i shkëputur ato nga sistemi financiar ndërkombëtar.

- Advertisement -

SHBA, Gjermania dhe Holanda po dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Më poshtë gjeni zhvillimet minutë pas minute nga lufta në Ukrainë:

- Advertisement -

15:58 – Shefi i NATO-s: Retorika bërthamore e Putinit është ‘e rrezikshme’ dhe e papërgjegjshme

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka reaguar ndaj deklaratës së Putinit që forcat e parandalimit bërthamor të jenë në gjendje gatishmërie.

Stoltenberg tha se “kjo është retorikë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”.

Këto komente ai i bëri për CNN.

15:28 – SHBA e quan lëvizjen bërthamore të Putinit “krejtësisht të papranueshme”

Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur urdhrit të Presidentit rus, Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në gjendje gatishmërie.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti këtë lëvizje “të papranueshme” në një intervistë për CBS News.

“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme,” tha ajo, raporton BBC.

15:05 – Rrëfimi i gruas ukrainase, për lutjen e vajzës së vogël: Mami kam frikë, të lutem më shpëto

Një grua 34-vjeçare tha se e kaloi natën e kaluar në bodrumin e bllokut banesor, bashkë me rreth 35 të tjerë.

“Ne ishim me fat mbrëmë. Një shpërthim goditi rrugën pranë bllokut tonë, por nuk goditi bllokun tonë. Më vonë morëm vesh se dy këmbësorë ishin vrarë dhe një tjetër u plagos. Vala e shpërthimit ishte aq e fortë saqë më dolën veshët si kur ulet në aeroplan, edhe pse isha ulur në bodrum. Pak para shpërthimit fqinji ynë poshtë në bodrum po udhëzonte dy fëmijët e tyre të vegjël se çfarë të bënin nëse do të kishte një shpërthim”, u shpreh ajo.

Ajo e përshkruajti këtë përjetim si të tmerrshëm, raporton BBC.

“Të dëgjoja këtë ishte e tmerrshme, flokët më ngriheshin nga mendja se fëmijëve trevjeçarë duhej të mësoheshin se çfarë të bënin gjatë granatimeve. Gjatë gjithë natës një vajzë e re zgjonte mamanë e saj. Ajo rrinte duke qarë duke bërtitur: “Mami, kam frikë, të lutem më shpëto, më shpëto tani. Ajo u qetësua vetëm në mëngjes pasi nëna e saj ishte ulur duke e mbajtur gjatë gjithë natës”, tha ajo.

Ajo tha se, edhe pse forcat ukrainase tani kontrollojnë Kharkivin, ajo vazhdon të dëgjojë shpërthime dhe se ofensiva kundër qytetit duket se është në vazhdim.

14:42 – Zelensky pranon bisedimet me Rusinë, caktohet vendi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka pranuar që të bisedojë me zyrtarët rus rreth çështjes së Iuftimeve.

Ai tha se në vendi se ku do të mbahet takimi është në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, përkatësisht në zonën e lumit Pripay.

“Rezultati i bisedës me Lukashenko: Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa kushte paraprake në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat”, ka shkruar Zelensky, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se udhëheqësi bjellorus mori përgjegjësinë se në momentin e nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin e Bjellorusisë do të qëndrojnë në tokë.

14:40 – Ukrainasit bllokojnë rrugët me thasë zalli

Ukrainasit kanë bllokuar rrugët, duke krijuar bllokada me thasë zalli.

Kjo shihet në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shkruan BBC.

“Nuk kam parë kurrë më parë një unitet të tillë. Të gjithë po ngarkojnë, të gjithë po bëjnë më të mirën. Lavdi Ukrainës,” dëgjohet të thotë një burrë.

Turma përgjigjet duke brohoritur: “Lavdi heronjve!” dhe “Lavdi kombit tonë!”

14:32 – Putini i urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë të jenë në gatishmëri të lartë

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar komandën ushtarake të vendosë forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë pas deklaratave agresive të vendeve të NATO-s, raporton Reuters.

“Vendet perëndimore jo vetëm që po ndërmarrin veprime jomiqësore ekonomike kundër vendit tonë, por liderët e vendeve të mëdha të NATO-s po bëjnë deklarata agresive për vendin tonë. Kështu që unë urdhëroj që forcat parandaluese të Rusisë të zhvendosen në një regjim të veçantë detyre”, ka thënë Putini.

14:30 – Maqedonia e Veriut mbyll ‘qiellin’ për Rusinë

Maqedonia e Veriut ka bërë mbylljen e linjave ajrore për Rusinë.

Në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që vendi t’i bashkëngjitet rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare, të cilat veçmë e kanë marrë vendimin për ndalimin e qarkullimit të kompanive ajrore ruse në hapësirën e tyre ajrore.

Nga ky vendim përjashtohen fluturimet humanitare të cilat janë emergjente.

Qeveria e obligoi navigacionin shtetëror M-NAV që të fillojë procedurën për zbatimin e vendimit dhe t’i njoftojë autoritetet ajrore evropiane për ndalesën për hyrje në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për kompanitë ajrore të regjistruara në Federatën Ruse.

Një vendim të tillë e kanë marrë edhe Finlanda e Irlanda. Më herët edhe Gjermania, Islanda, Suedia, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Polonia dhe Britania e Madhe vendosën të mbyllin qiellin për Rusinë.

Moska, nga ana e saj, ka ndaluar gjithashtu avionët nga disa vende të fluturojnë mbi territorin e saj.

14:26 – Nuk ka trupa ruse në kryeqytetin ukrainas, thotë Vitali Klitschko

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Ukrainës , Vitali Klitschko, ka thënë se nuk ka trupa ruse në qytet, pasi ai vazhdon të mbrohet nga sulmet.

Vitali Klitschko tha se zyrtarët “ushtarakë, të zbatimit të ligjit dhe të mbrojtjes territoriale” po vazhdonin të “zbulonin dhe neutralizonin sabotatorët”.

Siç u raportua më herët, njerëzit që jetojnë në Kiev janë nën urdhër të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtar i grupeve të sabotimit të armikut”.

Producentja e BBC-së, Kathy Long, tha se e diela nisi qetë në Kiev, me policinë, ushtrinë dhe vullnetarët e armatosur të vetmit njerëz të dukshëm në rrugë.

Në mesazhin në kanalin e tij Telegram të dielën, Klitschko tha se që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, nëntë civilë ishin vr*arë në Kiev, duke përfshirë një fëmijë.

Forcat ruse thuhet se kanë qenë në periferi të qytetit që nga e premtja, me bombardime dhe të shtëna me armë zjarri në të gjithë Kievin.

14:05 – Franca bëhet vendi i radhës që mbyll hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse

Franca është bërë vendi i radhës që ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse, tha të dielën ministri francez i Transportit, Jean-Baptiste Djebbari.

“Franca do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për të gjithë avionët dhe linjat ajrore ruse që nga mbrëmja e sotme. Pushtimit rus të Ukrainës, Evropa i përgjigjet me unitet total”, ka shkruar Jean-Baptiste Djebbari në Twitter.

12:50 – Mësuesi i Mbretërisë së Bashkuar strehohet në Kiev: Duhet të qëndrojmë të fortë

Mësuesi britanik, Dan Baker që jeton në Kiev është strehuar me gruan e tij ukrainase dhe vajzën 12 vjeçare në bodrumin e shkollës ku ai punon.

Familja e Dan Baker vendosi të linte banesën e tyre të katit të 26-të për të gjetur siguri më afër qendrës së Kievit.

“Ne kemi dëgjuar disa shpërthime të mëdha. Kur po qëndronim në banesën tonë, dëgjuam disa shpërthime të mëdha,” tha ai për BBC.

Ai tha se tashmë ata janë në qendër të qytetit, raporton BBC.

“Tani jemi në qendër të qytetit, gjë që mund të duket një veprim budalla, pasi ndërtesa e qeverisë është pak larg nesh. Por ne nuk kemi dëgjuar ndonjë përleshje këtu poshtë”, u shpreh ai.

12:39 – Gazetarja ukrainase bashkë me fëmijën e saj largohet nga Ukraina

” Faleminderit Putin për këtë ndryshim në jetën time, nga gazetare, në kërkim të një strehe”

Një gazetare ukrainase, Sofia Koczmar është ndër personat e shumtë që po largohen nga Ukraina, për shkak të sulmeve nga Rusia.

Ajo ka bërë një postim në Tëitter, duke “falenderuar” Presidentin rus, Vladimir Putin, që ia ndryshoi jetën, nga një gazetare, në kërkim të një strehe.

“Faleminderit z. Putin për një ndryshim të tillë në jetën time, nga profesioni i gazetares, në kërkim të një strehe”, ka shkruar ajo.

12:28 – Zyrtari turk përsërit thirrjen e Erdoganit për ndalim të menjëhershëm të sulmeve ruse në Ukrainë

Zyrtari i qeverisë turke, Ibrahim Kalin, ka përsëritur thirrjen e presidentit Erdogan, për ndalim të menjëhershëm të sulmeve dhe fillim të negociatave për armëpushim.

Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë t’i ndihmojë.

“Në ditën e katërt të Iuftë në Ukrainë, ne përsërisim thirrjen e Presidentit Erdogan për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ruse dhe fillimin e negociatave për armëpushim. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndihmuar popullin e Ukrainës dhe për t’i dhënë fund gjakderdhjes në këtë Iuftë të padrejtë dhe të paligjshme”, ka shkruar Kalin në Twitter.

12:14 – Zyrtarët ukrainas: Më shumë se 200 civilë të mbytur.

Ombudsperson i qeverisë ukrainase, Lyudmyla Denysova, thotë se më shumë se 210 civilë ukrainas janë mbytur dhe më shumë se 1 mijë e 100 janë plagosur gjatë pushtimin rus.

“Me mizori të paparë, armiku po shkatërron ndërtesat e banimit, spitalet, kopshtet dhe shkollat, duke u hequr të drejtën për të jetuar djemve dhe vajzave të tokës ukrainase, përfshirë fëmijët”, tha ajo në një postim në rrjetet sociale.

Denysova dha shembuj të disa prej vdekjeve civile, duke përfshirë një fëmijë të vrarë nga bombardimet e një spitali në Kiev dhe një grua të vrarë pasi një raketë goditi një ndërtesë banimi në Kharkiv, raporton BBC.

Ajo bëri thirrje që Rusia të dënohet ashpër për këto KRlME.

“Ukraina po i shënon të gjitha këto fakte dhe do t’ia kalojë gjykatës në Hagë”, tha ajo.

12:07 – Ukraina e padit Rusinë për gjen0cld.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se shteti të cilin ai e udhëheq e ka paraqitur kërkesën e saj në GJND që ta padisin Rusinë për GJEN0ClD.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Twitter.

Më tej, Zelensky thotë se kërkojnë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë ta ndërpresë aktivitetin ushtarak, teksa shtoi se presin që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme.

11:45 – Ukrainasit kthehen në shtëpi për t’iu bashkuar Iuftimeve.

Ndërsa mijëra refugjatë po largohen nga Ukraina, derisa Rusia vazhdon pushtimin e saj.

Mirëpo, disa gjatë ditës së sotme kërkuan të ktheheshin nga Polonia në atdheun e tyre për të Iuftuar dhe për t’u ribashkuar me familjet.

Në një pikë kufitare në Medyka, një grup shoferësh kamionash ishin në mesin e atyre që po kalonin në Ukrainë.

Ata i thanë Associated Press se donin të mbronin atdheun e tyre, i cili është goditur nga sulmet ditëve të fundit.

Lesa, ishte njëra ndër gratë që donte të kthehej në Ukrainë, shkruan AP.

“Kam frikë, por jam nënë dhe dua të jem me fëmijët e mi”, shpjegoi Lesa.

Ndryshe, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, rreth 150 mijë persona që janë larguar nga Ukraina për në Poloni.

10:43 – Putin falënderon Forcat Speciale të Rusisë: Po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake

Presidenti rus, Vladimir Putin ka falënderuar Forcat Speciale të vendit, duke thënë se “po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake” në Ukrainë.

Këtë ai e bëri në një fjalim televiziv që u publikua gjithashtu në faqen e internetit të Kremlinit, raporton BBC.

“Faleminderit për shërbimin e tyre pa të meta në emër të popullit të Rusisë”, është shprehur ai.

10:40 – Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar: Mos u besoni përpjekjeve ‘negociuese’ ruse

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, tha se ajo nuk u beson përpjekjeve “negociuese” ruse.

“Tani nëse rusët janë seriozë për negociatat, ata duhet të largojnë trupat e tyre nga Ukraina. Ata nuk mund të negociojnë me një armë për kokën e ukrainasve… Pra, sinqerisht, nuk u besoj këtyre të ashtuquajturave përpjekje të negociatave”, tha ajo për Sky News.

Truss tha se ky mund të jetë fillimi i fundit për presidentin rus Vladimir Putin. Ajo shtoi se do të ketë më shumë sanksione në ditët në vijim dhe ajo ka përpiluar një listë të oligarkëve.

10:11 – Zelenskiy: Rusia po bombardon zonat e banuara

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, tha të dielën se Rusia po bombardon zonat e banuara në Ukrainë, raporton AFP, por paralajmëroi “ne do të Iuftojmë për aq kohë sa të duhet për të çliruar vendin”.

“Nata e kaluar në Ukrainë ishte brutale, përsëri të shtëna, përsëri bombardime të zonave të banuara, infrastrukturës civile”, ka thënë Zelenskiy.

“Sot nuk ka asnjë gjë në vend që pushtuesit të mos e konsiderojnë si objektiv të pranueshëm. Ata luftojnë kundër të gjithëve. Ata luftojnë kundër të gjitha gjallesave, kundër kopshteve, kundër ndërtesave të banimit dhe madje edhe kundër ambulancave”.

Ai tha se forcat ruse “po gjuanin raketa në të gjitha rrethet e qytetit në të cilat nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë asnjë infrastrukturë ushtarake”.

“Vasylkiv, Kiev, Chernigiv, Sumy, Kharkiv dhe shumë qytete të tjera në Ukrainë po jetojnë në kushte që u përjetuan për herë të fundit në tokat tona gjatë Iuftës së Dytë Botërore”.

10:00 – Mbretëria e Bashkuar: Iuftimet në Kharkiv po përballen me rezistencë të ashpër në të gjithë vendin

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se Luftimet në Kharkiv po përballen me rezistencë të ashpër në të gjithë vendin.

Ata thanë gjithashtu se Rusia po përparon në Ukrainë “nga boshte të shumta”, raporton BBC.

Ndryshe, kjo ministri bën të ditur se rusët po përballen me “rezistencë të fortë” nga ushtria ukrainase.

09:36 – Më shumë se 43 mijë ukrainas hynë në Rumani që nga fillimi i Iuftës me Rusinë

Më shumë se 43 mijë ukrainas kanë ikur në Rumani në tre ditët që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës nga toka, deti dhe ajri, treguan të dielën të dhënat e policisë kufitare.

Ata kanë hyrë në Rumani përmes katër pikave kufitare tokësore me Ukrainën, por edhe përmes pikave të kontrollit me Moldavinë, treguan të dhënat. Mijëra prej tyre tashmë kanë dalë nga vendi në rrugën e tyre për në Bullgari dhe Hungari, shkruan Reuters.

08:56 – Zelensky kundërshton pretendimin rus se është gati për bisedime në Bjellorusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i është përgjigjur pretendimeve të bëra nga delegacioni rus se është “gati për bisedime” me Ukrainën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha më herët gazetarëve se delegacioni rus kishte mbërritur në Bjellorusi për bisedime dhe “tani janë duke pritur për ukrainasit”.

Në një fjalim kombëtar të dielën në mëngjes, Zelenskiy tha se ai mbetet i hapur për bisedime në vende të tjera që nuk po tregojnë agresion ndaj Ukrainës.

Presidenti ukrainas shtoi se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus, raporton The Guardian.

Më herët u raportua se ushtria ukrainase tha se rrëzoi një “raketë me krahë” të gjuajtur në Kiev nga një avion bjellorus Tu-22 këtë mëngjes.

“Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës pak minuta më parë rrëzuan një raketë me krahë të lëshuar në kryeqytetin e Ukrainës nga territori i Republikës së Bjellorusisë nga një aeroplan TU-22”, tha Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës”, Valerii Zaluzhnyi, tha në një deklaratë rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale.

“Ky është një tjetër KRlME Iufte i Federatës Ruse dhe Rusisë”, shtoi ai.

08:44 – Delegacioni rus thotë se janë gati për bisedime me Ukrainën në Bjellorusi

Delegacioni rus thuhet se ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit, u tha gazetarëve zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.

Sipas tij, delegacioni përfshinte përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera, përfshirë administratën presidenciale.

“Delegacioni rus është gati për bisedime dhe ne tani jemi duke pritur për ukrainasit”, tha Peskov.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë tha se kishte përgatitur gjithçka të nevojshme për takimin dhe tani ishte e angazhuar në zgjidhjen e çështjeve të protokollit.

08:29 – Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës: Bota nuk besonte se ne do të rezistonim kështu

Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e katërt të konfliktit, ministri i Mbrojtjes i vendit, Oleksii Reznikov, po i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën.

Oleksii Reznikov thotë se “72 orë rezistencë” e vendit i ka dëshmuar botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.

“72 orë rezistencë! Bota nuk besoi. Bota dyshoi. Por ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë me pushtuesin rus!I treguam botës – mos kini frikë 🇷🇺, jini të fortë dhe zmbrapseni! Mbështetja e 🇺🇦 duhet të jetë më e fortë! Siguria juaj varet nga ne!”, ka shkruar Reznikov në Twitter.

08:20 – Ukraina u kërkon vullnetarëve të huaj të ndihmojnë

Nga Kievi thuhet se po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë e quajti si provë kryesore të mbështetjes për Ukrainën, shkruan BBC.

“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë”, u shpreh ai.

07:53 – Kievi zgjohet nën paralajmërimet për sulme ajrore

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, mëngjesin e së dielës është zgjuar nën sirenat e paralajmërimeve për sulme ajrore.

The Kyiv Independent tha se qytetarëve u është sugjeruar që të shkojnë në strehën më të afërt.

Kujtojmë se Kievi vazhdon të jetë nën kontrollin e forcave ukrainase teksa nënkryetari i Kievit tha se gjatë natës pati përleshje.

07:29 – Trupat ruse hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Trupat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Kështu ka bërë të ditur një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, raporton The Guardian.

Në një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në Telegram, Anton Gerashchenko tha se ka pasur luftime në qendër të qytetit dhe në zonën e Hidroparkut.

“Një grup i forcave speciale të Federatës Ruse sapo ka hyrë në qytet përmes Alekseevk”, tha Gerashchenko.

07:14 – Në ditën e katërt të Iuftimeve, raportohet për një gjashtë vjeçar të vr*arë

Këtë të diel janë bërë katër ditë prej se kur forcat ruse shkelen në tokën ukrainase.

Ndërsa, siç raporton CNN, natën e së shtunës, rusët kanë mbytur një djalë gjashtë vjeçar dhe plagosën disa të tjerë.

Referuar shërbimit shtetëror të emergjencave të Ukrainës, një ndërtesë nëntëkatëshe në qytetin e Kharkivit është goditur nga forcat ruse, ku një grua mbeti e vrarë.

Gjithashtu, gjatë natës së mbrëmshme dy shpërthime të mëdha kanë ndriçuar qiellin.

Njëri ka qenë në qytetin Vasylkiv, qytet ky i cili ka një aeroport të madh ushtarak dhe pompa të shumta derivatesh.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme bankat ruse janë përjashtuar nga SËIFT-i, ku kjo u mbështet nga ShBA-të, Komisioni Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja të cilat thanë se e mbështesin dëbimin e disa bankave ruse nga rrjeti i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare rreth botës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit