Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në llogarinë FB ka publikuar një fotografi, ku shihet në darkë me dy miqtë e tij, gjeneralin Syleman Selimin dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharit.
Derisa, i njëjti ka thënë se është e kaluara, i lidhë fort.
Ky është postimi i tij:
Me dy miqtë e mi, me të cilët na lidhi pashkëputshëm historia, me Gjeneral Sylejman Selimin dhe homologun tim, Bekim Jasharin.
E kaluara jonë e përbashkët, na lidhë fort, sepse ishim dhe jemi bashkë në rrugën e vështirë por të drejtë të përkushtimit dhe sakrificës, për të qenë në shërbim të qytetarëve, interesave të vendit dhe kombit.
Morali ynë i punës dhe detyrimet tona janë më të mëdha se të tjerëve për shkak të atyre që fizikisht nuk janë me neve, por na përcjellin çdo minutë e sekondë, e ne qëndrojmë nën madhështinë e tyre.
Prandaj, jemi bashkë, sikur që janë bashkë të pavdekshmit tanë, në rrugën e nderit, besës e atdhedashurisë!