1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Llumnica: Për një vit, 20 punëtorë të KEK-ut vdiqën nga kanceri

Rekomandime

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), vazhdojnë të punojnë në kushte të rënda dhe të rrezikshme për shëndetin. Vetëm gjatë vitit 2019, 20 punëtorë të kësaj korporate kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve kancerogjene, që dyshohet se i fitojnë gjatë punës.

- Advertisement -

Kështu thotë kryetari i Nënsindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, i cili shton se punëtorët po i ekspozohen një rrezikshmërie të lartë gjatë procesit të punës.

“Po vërtetë punëtorët e KEK-ut kanë kushte të vështira të punës, sepse natyrisht natyra e punës është e tillë, dhe gjithherë shëndeti i tyre rrezikohet maksimalisht. Vetëm në vitin 2019, kemi pas rreth 20 punëtorë të vdekur nga sëmundjet kancerogjene, që dyshohet se i marrin në vendet e punës së tyre. Na e kemi termocentralet ku kanë gazra helmuese dhe dridhje permanente, mirëpo e kemi edhe minierat sipërfaqësore ku ka gazra helmuese, ka pluhur e ka gjëra që vërtet dyshohet se sëmundja kancerogjene është si sëmundje profesionale e punës ato që e marrin gjatë orarit të punës”, shtoi ai.

Shëndeti i punëtorëve të KEK-ut sipas Llumnicës po rrezikohet edhe nga kushtet e rënda të punës dhe mungesës së pajisjeve mbrojtëse.

- Advertisement -

Ai thotë se kanë kërkuar nga menaxhmenti i KEK-ut që urgjentisht t’i pajisin me mjete pune mbrojtëse, por që ende nuk kanë bërë zgjidhje.

“Po pajisjet personale mbrojtëse i përdorin punëtorët, megjithëse ka problem për pajisjet personale mbrojtëse, sepse kohëve të fundit ka edhe mungesë të tyre për arsye se çdo gjë që blihet prej KEK-ut, shkon përmes tenderimit dhe nuk kemi pas oferta të mjaftueshme të përgjegjshme për këtë çështje, dhe ka vonesa të pajisjeve personale mbrojtëse. Megjithatë ne kemi kërkuar te menaxhmenti i KEK-ut, që urgjentisht të gjejë formën se si të furnizojë punëtorin me këto pajisje mbrojtëse, mirëpo edhe përkundër aplikimit të masave mbrojtëse natyra e punës në KEK është e tillë, dhe nuk mund ti ik rreziqeve për shëndetin në punë”, thotë ai.

- Advertisement -

Përveç kësaj, Llumnica thotë këta punëtorë po diskriminohen edhe në aspekte të tjera.

Sipas tij punëtorëve që punojnë me ndërrime nuk iu paguhet fundjava 50%, nuk respektohet rasti i pushimeve vjetore për vendet me rrezikshmëri të lartë të punës dhe se nuk respektohen pushime mjekësore të punëtorëve që duhet t’i kenë 20 ditët e para 100% nga Kompania.

“Nuk respektohet siç e thashë edhe më herët te ndërrimet e punëtorëve, të punëtorët me ndërrime nuk iu paguhet fundjava 50%, nuk respektohet rasti i pushimeve vjetore për vendet me rrezikshmërisë lartë të punë, nuk respektohet për pushime mjekësore që duhet ti kenë 20 ditë e para 100% nga Kompania, dhe ka edhe gjëra të tjera që edhe prej ligjit të punës që nuk respektohet në Korporatën Energjetike të Kosovës”, thotë ai.

Ai kontratën me ”Counter Global”, e konsideron shumë të dëmshme, jo vetëm për punëtorët e KEK-ut, por edhe për qytetarin e Kosovës.

Kjo për arsye se sipas tij Qeveria e Kosovës ka vendosur të bëjë dekomosionimin e Termocentralit “Kosova A”, ku mund të mbesin 1 mijë punëtorë pa punë.

“Po kontrata me ‘Counter Global’, për neve është e dëmshme, por jo vetëm për neve por edhe për qytetarin e Kosovës, për arsye se Qeveria e Kosovës ka vendosur të bëjë dekomosionimin e Termocentralit ‘Kosova A’, ku mund të mbesin 1 mijë punëtorë pa punë dhe ne kemi kërkuar rivitalizimin e këtij termocentrali me një garancion 20 vjeçar”, thotë ai./EO/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit