1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Luksi në qiell, hoteli më i lartë në botë me një restorant në katin e 120’të

Rekomandime

Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të, është hapur për vizitorët në Shangai

- Advertisement -

Hoteli J ka 165 dhoma në katet e fundit të Kullës Shangai 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit.

Hoteli luksoz gjithashtu mburret me një shërbim 24/24 orë dhe ashensorin më të shpejtë në botë, i cili lëviz me 18 metra në sekondë

Një natë në një suitë ‘J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (7,443 paund).

- Advertisement -

Hoteli më i lartë luksoz në botë, që krenohet me një restorant në katin e 120-të dhe shërbim personal 24/24 orë, është hapur në Shangai për vizitorët që nuk i frikësohen çmimeve të larta dhe që mbi të gjitha kanë qejf lartësitë. 165 dhomat luksoze të Hotelit J zënë katet e fundit të Kullës Shangai, 632 metra të lartë në rajonin financiar të qytetit.

Ashensorët lëvizin me një shpejtësi rekord prej 42.8 km/orë ose 18 metra/s.

- Advertisement -

Hoteli është më i larti në botë dhe ndodhet në ndërtesën e dytë më të lartë në botë pas Burj Khalifa të Dubait (830 metër). Kulla e Shangait është ndërtesa e dytë më e lartë në botë pas Burj Khalifa e Dubait (830 metër e lartë).

Hapja e hotelit u vonua pjesërisht nga pandemia e koronavirusit, por tani hoteli ka filluar të presë vizitorët e pasur të cilët kanë në dispozicion një shërbim të dedikuar 24/24 orë.

Klientët e rregullt gjithashtu mund të shijojnë një nga shtatë restorantet, baret, spa-të, pishinën në katin e 84-të dhe të gjitha pjesët e tjera të hotelit luksoz.

Suitat e Hotelit J ofrojnë një pamje të jashtëzakonshme të qytetit, por ato nuk janë të lira. Nga e Shtuna, një natë në një ‘Suitë J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (£7,443)

Nuk është i lirë. Për të festuar hapjen e tij, Hoteli J po ofron një ‘çmim special’ prej 3,088 juanësh ($450 or £343) një natë, por çmimet për 34 suitat e tij janë në stratosferë.

Një natë në një suitë ‘J’, e cila është e kompletuar me llambadarë kristali dhe sauna, do të kushtojë mbi 67,000 juanë (£7,443)

Hoteli është pjesë e Jin Jiang International Hotels, një grup i madh shtetëror kinez.

“Në ditën e hapjes sonë, edhe faqja në internet ishte e mbingarkuar nga vizitorët që kishin interes të madh për të ardhur dhe për të vizituar hotelin tonë,” tha znj. Renee Wu, drejtore e shitjeve dhe marketingut.

Klientët e rregullt gjithashtu mund të shijojnë një nga shtatë restorantet (përfshirë restorantin në foto Jin Yan), baret, spa-të, pishinën në katin e 84-të dhe të gjitha pjesët e tjera tipike të një hoteli të nivelit të lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit