1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Lul Raka i kundërpërgjigjet Kimete Berishës pas shkrimit “Me dalë me humb”

Rekomandime

Mikrobiologu Lul Raka i ka reaguar publicistes Kimete Berisha pas një shkrimi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, kundrejt një deklarate të tij.

Berisha, dje përmes këtij postimi ka reaguar pas deklaratave të Rakës që qytetarët nuk duhet të marrin antibiotikë për ta trajtuar virusin Covid-19 edhe nëse ua rekomandojnë mjekët.

- Advertisement -

Në kundërpërgjigje ndaj Berishës, Raka tha se antibiotikët nuk veprojnë në viruset dhe se Covid-19 nuk mund të mjekohet e as parandalohet me antibiotikë.

Covid-19 është infeksion që shkaktohet nga virusi. Antibiotikët nuk veprojnë në viruse. Infeksionet nga viruset as nuk mjekohen, as nuk parandalohen me antibiotikë. Nuk besoj se e kanë harruar këtë mësim themelor mjekët anekënd Kosovës. Te pacientët me Covid-19 NUK REKOMANDOHET përdorimi i antibiotikëve (as azitromicinë, as ceftriakson, e asnjë antibiotik tjetër)”, thuhet në reagimin e mikrobiologut.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

KIMETJA NË BOTËN E ANTIBIOTIKËVE!

Shoku im, Halili nga Franca, më dërgoi mesazh duke më thënë se të fala më paska bërë gazetarja Kimete Berisha. Si nip Mitrovice (gjyshja ime është nga Suhodolli), thashë ndoshta kemi ndonjë lidhje familjare apo e njohim Halilin të dytë. Por jo, asnjëri nga këto dy opcione. Bashkëngjitur ishte shkrimi në facebook dhe fotoja e Kimetes me titullin “ME DALË ME HUMB”!

- Advertisement -

E lexova pjesën e parë të artikullit, i cili merrej me mua. Pjesa tjetër fliste diçka për Mitrovicën, e në fund merrej me VV. Fillimi dukej kështu:

ME DALË ME HUMB!

1. Lul Raka thotë: Mos merrni antibiotik kundër COVID-it, edhe nëse ua rekomandojnë doktorët.

Pra, pacientët u dashka t’i sfidojnë mjekët…

E mjekët (kur ua përmend doktorin në fjalë) thonë:

Ani bëni pra qysh po ju thotë Luli që del reklamohet në televizion.

E Ti pyet: pse mjekët nuk tubohen të merren vesh mes vete “a duhet antibiotik a jo”!

Pyet çka të duash e sa të duash, anarki në të gjitha anët, askush s’të përgjigjet.

E nderuar,

Për ta ndrequr këtë anarki, po duhet të përgjigjem, edhe pse antibiotikët dhe rezistenca janë pjesë e sporteve jo fort të lehta edhe për dikë që është në këtë zanat qe 27 vjet.

1. ANTIBIOTIKËT

Antibiotikët janë barna, që kanë bërë revolucion në zhvillimin e mjekësisë. Mirëpo, për shkak të keqpërdorimit të tyre njerëzimi po përballet me një kërcënim serioz – shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës antimikrobike.

Rezistenca antimikrobike, është aftësia e mikrobeve për t’i përballuar veprimit të antimikrobikëve. Kjo dukuri është sfidë globale e shëndetit publik me ndikim të rëndësishëm socio-ekonomik që përcillet me shkallë të lartë të sëmundshmërisë, vdekshmërisë dhe kostos. Me trendin aktual të (keq)përdorimit të antibiotikëve në botë, parashikohet se në vitin 2050 rezistenca antimikrobike mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa kanceri (deri 10 milionë vdekje).

Në këtë fushë, përkundër shumë problemeve, Kosova ka ecur përpara duke ulur konsumin e përgjithshëm për gati 25%. Por sfidë e rëndësishme mbetet përshkrimi i panevojshëm i antibiotikëve nga mjekët.

Vite me rradhë jemi të parët në Evropë me përdorimin e antibiotikut ceftriakson (një antibiotik në trajtë injeksioni), i cili përshkruhet edhe në kujdesin parësor, sidomos tek fëmijët. Kjo ndodh kryesisht nga presioni i industrisë farmaceutike, sepse disa mjekë duhet ta mbushin normën e përshkrimit të antibiotikëve të caktuar, pa marrë parasysh a ka nevojë apo jo pacienti për këtë terapi. Kjo bëhet nga disa mjekë, të cilët pastaj “reklamohen” nëpër hotelet pranë plazheve të Antalisë me 5 yje.

Për disa informata bazë të kësaj fushe ja ku e ke linkun

https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=RYo48dIQAE4
2. “PRA, PACIENTËT U DASHKA T’I SFIDOJNË MJEKËT”-

Po, madje, shumë shpesh i sfidojnë duke blerë antibiotikë në barnatore pa recetë dhe pa u konsultuar fare me mjekun. Kështu kanë bërë shpesh kosovarët këto 21 vite.

3. COVID 19

Covid-19 gjatë vetëm një viti ishte katalizator i shfaqjes dhe përhapjes së shpejtë të rezistencës antimikrobike kudo në botë për shkak të pëdorimit enorm të antibiotikëve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, madje edhe në rastet asimptomatike dhe ato të lehta të sëmundjes.

Covid-19 është infeksion që shkaktohet nga virusi. Antibiotikët nuk veprojnë në viruse. Infeksionet nga viruset as nuk mjekohen, as nuk parandalohen me antibiotikë. Nuk besoj se e kanë harruar këtë mësim themelor mjekët anekënd Kosovës.

Te pacientët me Covid-19 NUK REKOMANDOHET përdorimi i antibiotikëve (as azitromicinë, as ceftriakson, e asnjë antibiotik tjetër).

Antibiotikët jepen vetëm në rastet kur ka konfirmim apo dyshim të bazuar klinik për praninë e bashkëinfeksionit apo infeksionit sekondar nga bakteret. Por, kjo ndodh vetëm në 4-8% të pacientëve me COVID-19 në kujdesin parësor dhe 10-15% tek ata të shtrirë në spital. Kurse, në Kosovë ka pasur përshkrim masiv të antibiotikëve te pacientët me Kovid.

4. “E TI PYET: PSE MJEKËT NUK TUBOHEN TË MERREN VESH MES VETE “A DUHET ANTIBIOTIK A JO”!

Mjekët janë tubuar dhe janë marrë vesh a duhen apo jo antibiotikë te pacientët me Covid. Do ta dëgjosh shumë shpejt këto ditë, bashkë me mjekët dashamirës.

Të gjitha këto i kam thënë në “reklamimin” në TV. Nëse nuk e keni dëgjuar, urdhëroni linkun

Për fund, E nderuar, NUK KE NEVOJË ME DALË ME HUMB!

Kjo temë është mjaft e rëndësishme dhe kurdo që je e interesuar, jam i gatshëm t’u jap informata shtesë në çdo kohë.

Natën!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit