2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lulzim Basha paralajmëron “non grata” amerikane për Metën dhe Ramën

Rekomandime

Sipas kryedemokratit Lulzim Basha, pas Sali Berishës, radhën për t’u shpallur non grata nga SHBA e kanë Ilir Meta dhe Edi Rama.

Gjatë një konference me gazetarët, Basha deklaroi se edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do kenë fatin e tij duke theksuar se ata konkurrencën e kanë me njëri tjetrin.

- Advertisement -

“Më 18 Dhjetor demokratët bashkohen. Me Sali Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjët e tjera të trekëndëshit e Bermudës për t’u shpallur non grata. Mesa di unë, edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës do të kene fatin e tij. Mbani mend ato billboardet me Sali Berishën dhe Ilir Metën? Sepse këta mbajnë njëri tjetrin.

Konkurrencën e kanë me njëri tjetrin. Ndoshta do ishte dikush tjetër përpara non grata. Jam i bindur që koha do jetë ilaçi më i mirë për dy brinjët e tjera. Deri tani në pole position non grata është Berisha. Ky është fillimi dhe jo fundi”, tha Basha. m.v/Abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit