1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar, Leo DiCaprio: Po shkruhet historia

Rekomandime

Leonardo DiCaprio, përveçse është një nga aktorët më të suksesshëm në borë, ai së fundmi është shndërruar në një “avokat” të natyrës, ekosistemeve dhe klimës së planetit tonë.

- Advertisement -

Ai ka shfrytëzuar rrjetet e tij sociale dhe daljet publike apo fjalimet në evente për të folur mbi problemet e ruajtjes së natyrës.

Disa herë ai ka shkruar për dhjetëra milion ndjekësit e tij për lumin Vjosa në Shqipëri.

Me shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar, DeCaprio shkruan se është bërë historia dhe kjo falë bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit.

- Advertisement -

Aktori i njohur e quan Vjosën “një nga lumenjtë e egër të fundit në Evropë”, teksa shton se Lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.

Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu.

Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit