1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lumir, merru me punët e shtëpisë se sa të kojshisë

Rekomandime

NGA BINAK MAXHARRAJ

- Advertisement -

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku në vend se të merret me punët e LDK-së për ta nxjerrë nga kriza,ka nisë me u marr me ligjerata ideo-politike të LVV-së, duke iu drejtuar Albin Kurtit për bindjet e tij ideo-politike.

Por shkon edhe më larg kur thekson se Kurti nuk ka orientim.

Kjo i bie se Kurti qenka i qorientuar nuk paska bosullë po u sillka vërdallë pa kurrfarë orientimi. Ky “orientim vërdallë” i Albin Kurtit zgjedhjet e 14 marsit ia sollën gati 500 mijë votues që do të thotë 5 herë më shumë se LDK,duke e nxjerrë si partinë më të votura ndonjëhërë në Kosovë, kurse orientimi i “mençur”i LDK e solli atë në vetëm 100 mijë vota apo buzë katastrofës.

- Advertisement -

Pastaj vazhdon Lumiri me ligjeratën e tij ideo-politike për LVV-së dhe Albin Kurtin kur thotë:

“Megjithatë,politikat dhe bindjet tona e idetë tona janë më të mira se idetë e tij, të cilat në fakt as nuk janë të ideura shumë e as të elaboruara shumë”

- Advertisement -

Se sa janë më të mira idetë dhe bindjet e LDK-së më të mira se ato të LVV-së dhe Kurtit po shihet puna.

Lumir nuk të duhen asgjë idetë e as bindjet kur dihet e LDK-së për të gjitha këto dhjetë vite të udhëheqjes se “liderti tënd shpirtëror” Isa Mustafa e dhunoi LDK-së,e bëri Parti pa qëndrime dhe parime të cilat i thënte sahereë që i thoshte ideologu i tij Hashim Thaçi.

Lumir në vend që ti më kapësitë e tjerë dhe servilët e Isa Mustafës ta dënoni për stuhinë shkatërruese, rrënuese të LDK-së ju edhe e zgjodhët për kryetar nderi të partisë.

Këto janë idetë, bindjet të “mrekullueshme” tuat dhe të partisë tënde.

Pra, më mire është të merresh me punët e shtëpisë se sa të kojshisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit