11.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Lumir, vota pro Vjosës të bën patericë të popullit, vota kundër patericë të Thaçit

Rekomandime

Lumiri duhet t’ia bëjë kuorumin Vjoses e qebesa edhe ta votojë. Kjo është melënyra më e mirë, më e shpejtë dhe më e lehtë me e rikthy LDK’në.

- Advertisement -

Kjo nuk e bën patericë të Albinit dhe Vjosës, por patericë të vullnetit të popullit. Ai që e ndjek dhe respekton ate vullnet, gjithmonë del fitues. Ata që po shpikin paterica tjera, janë duke e mbrojtë me çdokusht politikën e vjetër dhe duke tentu ta bëjne atë patericë të krimit.

Vjosa Osmani ka fitu 300 mijë vota. Ka legjitimitet të plotë për të qenë presidente. Në rast që nuk ndodh kjo, direkt fajtor do të lihej LDK.

Kjo parti është trashegimi, pra nuk fillon çdo gjë me Lumirin. Kishte edhe më herët pushtet e vota. Por, ka edhe të bëma. Pikërisht në pranverën e vitit 2016 ishte pikërisht kjo parti që votoi Hashim Thaçin president. Ai ishte politikani më i urryer pikërisht nga LDK. Thaçi kur u zgjodh president ishte komplet politik, duke udhënequr madje partinë më të madhe atëbotë.

- Advertisement -

LDK nuk mundet sot të përdorë kritere tjera ndaj Osmanit duke thënë që nuk e votojmë, pasi ajo është presidente politike dhe ne nuk duam të tillë.

Madje, Vjosa nuk është komplet as politike. Kjo, pasi jo vetëm që nuk udhëheq ndonjë parti, por as nuk i takon asnjë partie. Për më tepër, Vjosa deri dje ishte një nga eksponentët kryesor të LDK’së duke bërë përpjekje maksimale që të mos degradohej aty ku edhe arriti.

- Advertisement -

Prandaj, zgjedhja e saj nga LDK do të kuptohej si reflektim i vërtetë ndaj elektoratit. Ndërsa, mosvotimi i saj e bën LDK’ne dhe Lumirin paterica të Thaçit.

(Editorial nga Kosova ime)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit