1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lushtaku dhe Jashari shtrëngojnë duart në ditën e fundit si kryetar

Rekomandime

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe kryetari i deritanishëm i Skenderajt Bekim Jashari kanë shtrënguar duart sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës.

Raportet e Lushtakut e Jasharit kanë qenë jo të mira kohëve të fundit për shkak të luftës politike që u bë në Skenderaj muajve të fundit.

- Advertisement -

Kryetari i ri i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ceremonisë për pranim dorëzimin e detyrës, ka falënderuar kryetarin e deritanishëm Bekim Jashari për organizim, teksa tha se është i hapur për bashkëpunim.

“Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar. Megjithatë, i jam shumë falënderues kryetarit Jashari, për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës”, ka shkruar Nura në “Facebook”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit