Në vlugun e diskutimeve për pozitën e presidentit që do të zëvendësojë Hashim Thaçin, tash kur LDK e VV po ndajnë pozitat, Lutfi Haziri është ‘propozuar’ si president i ardhshëm.
Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, së bashku me nënkryetarin e LDK’së Lutfi Hazirin, derisa, ka shkruar se është me presidentin e ardhshëm të Kosovës.
Kujtojmë se kjo pozitë është duke i mbajtur larg marrëveshjes VV’në dhe LDK-në, dy parti që ka kohë që po tentojnë që të formojnë së bashku qeverinë e ardhshme.
Vendosja e këtij kushti në tavolinë të diskutimit nga LDK’ja ka bërë që për disa ditë të pezullohen takimet.