3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lutfi Haziri tregon KUSHTIN e LDK-së për të marrë pjesë në seancë

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur edhe njëherë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, presidente.

- Advertisement -

Ai në një deklaratë ka theksuar se ata po kërkojnë tërheqjen e Ligjit për zgjedhje, si kusht për të marrë pjesë në seancë.”Duhet ta tërheqin Ligjin për Zgjedhje. Ky është kushti ynë për të marrë pjesë në seancë”, tha ai për Gazeta Blic.

Shefja në detyrë e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka konfimuar se Ligji për Zgjedhjet është në Kuvend dhe nuk është tërhequr.

Kusari tha se tani projektligji do të trajtohet në procedurë të rregull dhe mbetet në Kuvend.

- Advertisement -

“Ne kemi pasur kërkesën që me procedurë të përshpejtuar të trajtojmë projektligjin, me mos mundësinë tonë që të kemi 2/3 tona ai projektligj ka rënë në formatin e Kuvendit dhe mbetet aty. Trajtimi i mëtutjeshëm në procedurë të rregullt nënkupton që do të fillojë në atë procedurë”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit