Një episod i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’Kosovë Show”.
I ftuar në emision ka qenë një vogëlush 9-vjeçar nga Peja, i quajtur Leon, i cili u prezantua në emision si magjistar.
Ai habiti publikun me disa truqe që bëri në emision.
Por ajo që i la të gjithë pa fjalë ishte zhdukja që i bëri moderatorit të emisionit, Shpëtim Desku.
Siç shihet dhe në video (nga minuta 1:36:28), moderatori u fut në një kuti xhami.
Magjistari i vogël e mbuloi kutinë me një copë të zezë, dhe pas disa rrotullimeve që i bëri kutisë, moderatori u zhduk.
9-vjeçari arriti sërish ta rikthejë në studio moderatorin, duke shokuar publikun e pranishëm në emision.