4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Malazezët kontrollojnë Kullën e Zhlepit

Rekomandime

Banorët e bjeshkëve të Kullës së Zhlepit, kanë filluar të kenë punë me policinë malazeze. Këta të fundit ndaj banorëve shqiptar po kryejnë bastisje. Kjo gjë po i shqetëson banorët e kësaj zone, të cilët po thonë se për të njëjtat stane tatim të pronës paguajnë në Pejë. Të njëjtit po kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës. Banorët e bjeshkëve të Kullës së Zhlepit po thonë se policia malazeze ka filluar t’i largojë ata nga kjo zonë

- Advertisement -

Kjo tabelë tregon që prej kësaj pjesë fillon territori i shtetit të Malit të Zi e përfundon ai i Republikës së Kosovës.

Por në praktikë në bjeshkët e Kullës së Zhlepit po ndodh e kundërta.

Këto bjeshkë duket se janë marrë nën kontroll nga policia malazeze.

- Advertisement -

Madje sipas banorëve, tash e dy javë ka filluar edhe dëbimi nga e njëjta polici.

Këta të fundit, po ashtu penguan edhe ekipin e T7-tës, ta kryejë punën e tij.

- Advertisement -

Përfaqësuesi i banorëve, Sadri Zekaj thotë që banorët e bjeshkëve të Strellcit, Llukës, Radavcit e Jabllanicës nuk po i lejojnë të dalin andej pa u lajmëruar, meqë sipas autoriteteve atje kjo pjesë është territor i Malit të Zi.

Zekaj thekson që banorët këtu tatimin e paguajnë në Pejë, për këtë ekzistojnë edhe dokumentet.

Ndërkohë ish kryetari i Pejës, e përfaqësuesi i banorëve të Rugovës, Ali Lajçi thotë që ka filluar zbatueshmëria e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi.

Sipas tij, policia malazeze është ma rigoroze teksa thekson që po tentohet të vendoset territori në administrim të plotë.

Mirëpo sipas banorëve, aksione të bastisjes nga ana e policisë së Malit të Zi ka pasur edhe më herët.

Televizoni ka tentuar të marrë një qëndrim për këtë çështje edhe nga qeveria, por e njëjta nuk është përgjigjur.

Kuvendi i Kosovës pati miratuar demarkacionin me Malin e Zi marsin e vitit 2018.

E votimi i kësaj marrëveshje për dy vite u ndalua në kuvend përmes tymit të gazitlotsjellës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit