7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mali i Zi e gjobiti për ngritjen e flamurit shqiptar, e pabesueshme ajo që bën shoqata Bjeshkatarëve “Rumia”

Rekomandime

Shoqata Bjeshkatareve “Rumia” nga Ulqini ia paguan dënimin kolegut Irfan Domnorit nga Shkodra.

Në Ostros të Krajës ditën e shtunë u mbajt ”Dita e geshtenjës”, një manifestim tashmë tradicional ku morën pjesë një numër i madhi qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjërë.

- Advertisement -

Në mesin e shumë qytetarëve ishte edhe maratonomaku, çiklisti, bjeshkatari dhe aktivisti i njohur Irfan Domnori nga Shkodra.

Irfani atë ditë ishte në Krajë me veshjen popullore dhe me flamurin shqiptar të cilin ai e mban në të gjitha rastet ku merr pjesë në aktivitet sportive e kulturore.

Për këtë, valvitjen e flamurit në Krajë në manifestimin ”Dita e gështenjës”. Domnori u dënua nga autoritetet e shtetit Malazez me një gjobë prej rreth €300 si dhe masën e dëbimit të shtetasit të huaj nga territori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji, raporton Tch.

- Advertisement -

Irfan Domnori është pjesmarrës i të gjitha aktiviteteve të Shoqatës së bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini.

Bjeshkatarët e Shoqatës ”Rumia” me të ndëgjuar për këtë dënim u organizuan dhe me vetëkontribut mblodhën shumën e të hollave të mjaftueshme për të mbuluar dënimin e kolegut të tyre nga Shkodra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit