2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Maliqi: Njeriu i Putinit këtë javë në Beograd synon përshkallëzim në Bosnje dhe në veri të Kosovës

Rekomandime

Analisti Agon Maliqi vizitën e shefit të shërbimeve të sigurisë së Rusisë, Patrushev, në Beograd e sheh si presion për ta hapur një front të ri destabilizimi në rajon. Vizitën e njeriut të afërt të Putinit, Maliqi e sheh si mundësi për ndonjë përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës.

Ai shkruan se synimi i kësaj vizite është “presioni ndaj Beogradit për ta hapur një front të ri destabilizimi në rajon, mbi të gjitha për ta përkrahur nismën e Dodikut për zhbërjen e Bosnjes”.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Mirëmëngjes. Në kulmin e tensioneve në Ukrainë, shefi i shërbimeve të sigurisë së Rusisë, Patrushev, njëri ndër njerëzit më të afërt të Putinit, këtë javë vjen në Beograd. Synimi, me gjasë, është presioni ndaj Beogradit për ta hapur një front të ri destabilizimi në rajon, mbi të gjitha për ta përkrahur nismën e Dodikut për zhbërjen e Bosnjes, por edhe mundësia për ndonjë përshkallëzim të mundshëm në veri të Kosovës. Vuçiq e ka mbështetur agjendën ruse në shumë sfera, por në përpjekje për të balancuar dhe për t’i mbajtur raportet me perëndimin, dhe i vetëdijshëm për pasojat, deri tani është treguar skeptik dhe frenues ndaj Dodikut. Nëse vazhdon t’i rezistojë këtij presioni në këtë moment thyerjesh të mëdha gjeopolitike, pikët e fituara nga Vuçiq në perëndim, veçanërisht në SHBA, janë të larta. Nëse u hyn aventurave, e djeg gjithë mundin diplomatik të një dekade. Në cilëndo rrethanë dhe sido që të zhvillohet, ky konflikt mes perëndimit dhe Rusisë do ta ridefinojë kontekstin e sigurisë në Evropë, ku Rusia e sheh fatin e Ballkanit dhe atë të ish shteteve Sovjetike si të ndërlidhura – si sfera interesi me mundësi pazaresh dhe shkëmbimesh. Në këtë kontekst, Kosova e mbrojtur nga NATO nuk e ka luksin të vazhdojë me qasjen sovraniste dhe shpërfillëse ndaj aleatëve, duke ndjekur fitore taktike që zgjojnë emocione të momentit (psh. targat, zgjedhjet) dhe duke e humbur perspektivën strategjike. Rezultati i kësaj qasjeje është se Kosovën nuk e pret më kush nga nivelet e larta në SHBA, madje as për kafe në margjinat e konferencës së Mynihut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit