1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Maqedoni-Kosovë, biletat po shkojnë flakë

Rekomandime

Me të dalë në shitje biletat për ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet në Shkup më 26 mars – në kuadër të Ligës së Kombeve, e vlefshme për kualifikim në “Euro 2020” – ato kanë filluar të shiten me të madhe nëpër pikat e shitjes në vendin fqinj.

- Advertisement -

Madje, te stadiumi kombëtar “Todor Proeski” shihen radhë të gjata të personave që përpiqen të sigurojnë bileta. Ato shiten me çmime 5 dhe 6 euro, kurse blerësit duhet ta kenë me vete një dokument identifikimi.

Gazeta Express sot raportoi se federata maqedonase i ka diskriminuar shqiptarët e atjeshëm. Maqedonasit i kanë caktuar disa pika të shitjes së biletave si në platformën digjitale MKTickets dhe në vendet tjera nëpër Maqedoni si në Shkup te stadiumi “Todor Proeski”, pastaj në Ohër, Prilep, Strumicë, Shtip, Manastir, Negotinë, Vales, Gjevgjeli, dhe Koqan.

Kështu, janë diskriminuar shqiptarët e Maqedonisë, grupe tifozësh nga të cilët kishin paralajmëruar se do ta përkrahin Kosovën. Mungojnë vendbanimet me shumicë shqiptare se Tetova, Struga, Kumanova, Dibra apo Gostivari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit