1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Marku e konfirmon se meçin e radhës do ta zhvillojë në Shqipëri, tregon edhe kohën se kur do të ndodhë

Rekomandime

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka konfirmuar se është në bisedime që meçin e radhës ta zhvillojë në Shqipëri.

Marku tha se 90% meçin e radhës do ta zhvillojë në verë në Shqipëri, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

“Jemi në diskutime e sipër. Besoj që ndeshja e radhës 90% ka për të ndodhur ketë behar në Shqipëri. Më shumë do t’iu tregojë në vijim”, tha ai për “Sport News”.

“Kam shumë dëshirë të rikthehem. Kam tre katër vite që nuk jam ndeshur në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur ta shoh stadiumin plotë me flamuj kuq e zi”, shtoi 29-vjeçari.

Kujtojmë se boksieri nga Lushnja së fundmi mbrojti titullin e kampionit në kategorinë velter në IBF, pasi fitoi me nok-aut ndaj Chris Jenkinsit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit