1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Marrëveshja e Diellit!

Rekomandime

Vjosa Osmani e ‘udhëhoqi’ marrëveshjen me Albin Kurtin, dhe mua më vjen shumë mirë!
E para e bëri hapin e parë (dhe bëri më shumë hapa se Albini) për të përshëndetur marrëveshjen!

E para u ulë në tavolinë dhe e para e mori lapsin e bardhë dhe e nënshkroi marrëveshjen,

- Advertisement -

E para, e ktheu lapsin në vend të vet dhe e mbylli marrëveshjen;
Ajo e diktonte takimin me vetëbesim të jashtëzakonshëm.

E para, u ngrit në këmbë, nga tavolina ku u nënshkrua marrëveshja,
E para, iu drejtua Albinit si Kryeministër,
E para, e mbylli konferencën dhe u nis për t’u ngjitur shkallëve të Kuvendit, ku një hap ishte përpara Albinit.

Albin Kurti është i pakrahasueshëm dhe i paarritshëm.
Albin Kurti të mund në detaje dhe pa u hetuar. Dhe kësaj radhe, mendoj se do t’i mund të gjithë, pa pasur nevojë të mundohet.
Pse?

- Advertisement -

Sepse, shumica e rivalëve të tij politikisht tashmë e kanë ‘mbytur’ veten, me rrena, me krim, me dyfytyrësi dhe me korrupcion të madh dhe të vjetër.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë të lehtë të fitojnë, sepse përballen me rezistencën e partive të ‘së kaluarës’ së errët.

Me partitë që e kanë shkatërruar vendin.
Si mund ta shkatërrosh Kosovën, e të shpëtosh pa e shkatërruar edhe veten?
Harroje.

- Advertisement -

E kaluara nuk kthehet më. Veç ‘shpirtat’ e mërzitur që ende nuk janë pajtuar se kanë marrë fund.

Sot ndryshon gjithçka!
Prej sot ka gjasa (jo vetëm shpresë) të bëhet mirë, të bëhet shumë-shumë mirë.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të vetmit politikanë të pakorruptuar, të ndershëm dhe idealistë, të vetmit politikanë të padyshuar, as për më të voglin gabim!
Të tjerët, OK edhe ata ‘vuajnë’ por për çfarë vuajnë, tjetër muhabet!
Ata (Enveri dhe Avdullahu) nuk janë Liderë, por janë ‘zëvendësues’, janë të Huazuar!
Enver Hoxhaj është zëvendësim, kopje, pra bën edhe pa të, sepse është ‘kipc’ i dikujt tjetër, i Kadri Veselit (pra, nuk e ka virtytin e lindur por e ka të huazuar).

Enver Hoxhaj nuk e ka merituar, nuk e ka fituar
(me mund e me djersën e tij)
shansin të kandidohet nga PDK për kryeministër, por këtë shans ia kanë falur, si vitrat fukarasë!

Avdullahu është ‘kipc’ i përsosur i Isa Mustafës.
Duke e adhuruar Isën, Avdullahu i ka marrë edhe disa tipare fizike të tij, aq shumë që është mëshiruar me të.

Nëse e voton Avdullahun, do të thotë ia jep një ‘adrenochrome’ Isa Mustafës, ia zgjat jetën.
Ti a s’po ke tjetër punë a?

E Ramush Haradinaj, për të mos më pyesni, se Ramushi tashmë i ka shkëputur të gjitha lidhjet me realitetin dhe komunikon veç me do sfera të tjera.
Edhe pak e ka me na’ i shti’ ethet.

Këtyre të tjerëve (pra, Avdullahut, Ramushit e Enverit) u duhet energji e madhe për të ikur nga demonët e së kaluarës.
Plus jo nga demonët e tyre personal, por nga demonët e hallkut.
Se kur mbrohesh nga ‘demonët’ e t’u personal, sado-kudo, gjindesh diqysh, u shmangesh bile natën, ama Avdullahu e ka marrë përsipër të ikë nga mëkatet e Isës, e Isa në kokërr shpine tuj maru solitera.

Mos u bazoni ju në pseudo-gazetarë, që gjithë ditën flasin dhe shkruajnë palidhje dhe derrçe i analizojnë të vërtetat që ne i shohim me sy.

Ata paguhen për ta shndërruar të vërtetën në rren, dhe gjithmonë dështojnë, sepse kjo është një alkimi!
Shumë gazetarë bëjnë tregti me të vërtetën, që shitet dhe blihet si mall!
Njëri prej tyre e quajti marrëveshjen e Albinit me Vjosën si ‘dashuriçkë’, demek dashuri e lehtë dhe e çastit.

Ka pasur mundësi ta përshkruaj marrëveshjen me 50 mijë fjalë të tjera që ia mundëson Fjalori Shqip, por meqenëse është shqiptar dhe niset prej vetes, çdo gjë e sheh si dashuriçkë.

P.S. Disa prej nesh shkojmë me ‘All or Nothing’. Dashuriçkat janë për Juve që shiteni dhe bliheni!
Kjo është një AGAPE, zemër!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit