-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Marrëveshja pa nguti politike me Serbinë do të krijonte një stabilitet politik, impakt të menjëhershëm ekonomik

Rekomandime

Shkruan: Skender Berisha

- Advertisement -

Zhvillimi ekonomik në 20 vitet e fundit nuk mundë të themi se ka ngecur në tërësi, ajo pati një zhvillim por shumë të ngadaltë, si rrjedhojë është krijuar edhe përceptimi se gjithqka shkoi huq.

Programet e qeverive në vazhdimësi kanë qenë jokoherente bazuar në zhvillimet në vend, në rajon, BE dhe më gjërë, gjithnjë duke u bazuar në Ofertën dhe Kërkesën.

Hapat ekonomik zhvillimor të ndërmarrë ishin vazhdimisht të përshtatura në planifikimin e brendshëm të subjekteve politike dhe interesave të tyre, duke lënë anash rëndesinë që ka zhvillimi makro i vendit, sidomos në shtyllat kryesore të cilat kanë qenë gjeneratorë të të hyrave dhe konsumit në vend.

Investimet e vazhdueshme në infrastrukturë janë jetike për një vend në zhvillim e sipër, por orientimi i tërë i buxhetit për shpenzime kapitale vetëm se në infrastrukturën rrugore ka qenë nje “amputim i këmbëve” të zhvillimit ekonomik, dhe gjithmonë ishte populist dhe i dyshuar, duke lënë anash sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe drejtësisë, ku dihet qartë se keta sektorë ishin mbetur shumë mbrapa dekadat e fundit, dhe impakti i  tyre i drejtëpërdrejtë në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve do të ishte mëse i dukshëm dhe i prekshëm, duke plotësuar standardet e popujve të Bashkimit Evropian, dhe si të tilla do ta ndihmonin vendin edhe në përmbushjen më të shpejtë të standardeve të kërkuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Sot lirisht mund të themi se shpëtimi i vetëm për shtresën e varfer dhe asaj pak të mbetur të mesme është një hapje e kufijve me shtetet e BE-së, hapjen e tregjeve për mallërat dhe shërbimet nga Kosova, rritjes së eksportit dhe rrjedhimisht edhe rritjes së vendeve të reja të punës, mundësisë së ofrimit të fuqisë puntore në mënyrë të organizuar dhe kontrolluar nga shteti me shtetet e BE-së.

Ndërmarrësia në vendin tonë ka pasur vazhdimisht nevojën e ndihmës dhe përkrahjes së shtetit, kërkesa nga më të ndryshmet, por pak është punuar në këtë drejtim, më shumë kujdes i është kushtuar importit dhe mallërave që kanë qenë konkuruese të padenja në vend si rezultat i politikave të gabuara të vendit tonë, duke shndërruar vendin vetëm konsumator të tyre, dhe prodhuesit e paktë vendorë janë lënë anash duke i ushqyer vetëm me premtime gjatë fushatave zgjedhore, dhe si të tilla kanë qenë dhe janë të varura direkt në politikat ekonomike të shtetit karshi atyre ndërkombëtare.

- Advertisement -

Rrjetet e prodhuesve vendor, qe në substancë janë prodhues që në kontinuitet bartin riskun e zhvillimit dhe tregtimit të produkteve të tyre, duke e vërë veten gjithmonë në siklet, kanë nevojë që ministritë përkatëse dhe përfaqesuesit e bizneseve të promovojnë produktet vendore në vendet që vizitojnë nëpër botë, dhe njëkohësisht përfaqesuesit ndërkombëtarë që vazhdimisht janë prezent dhe vijnë të vizitojnë vendin tonë për arsye të ndryshme, tu prezentohen dhe kërkohet përkrahje për këta prodhues,që përditë e më shumë po vijnë me kualitet më të mirë.

Investimet strategjike afatgjatë me risk të vogël janë investime që i duhen Kosovës.
Thithja e ivestimeve nga jashtë, nxitja për investime e bashkëkombasve tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, ofrimi i kushteve për investim dhe fuqia puntore e lirë në vend e bëjnë Kosovën shumë atraktive për investime.

Ndër qështjet që e pengojnë këtë janë: siguria në investim dhe mbështetja ligjore, zhvillimet politike (dialogu me Serbinë).

Një marrëveshje pa nguti politike me Serbinë do të krijonte një stabilitet politik, impakt të menjëhershëm ekonomik, do të nxiste investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë për interesim më të madhë për vendin, do të krijonte mundësinë për ngritjen e kapaciteteve prodhuese në vend, do të ishte “infuzion, pasi që sëmundja nuk është vetëm kur je i shtrirë në shtrat”, e më pas kjo këndellje e ekonomisë do të krijonte vende të reja të punës, një trajtim të fuqisë punëtore, duke inkurajuar ata të mos kenë mendjen për të lëshuar vendin dhe gjetjen e një vendi pune në shtetet e BE-së, por të punojnë dhe jetojnë në Kosovë, dhe përfundimisht ekonomia kosovare të dilte nga kriza dhe apatia, duke e përshpejtuar rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian./Kosova ime

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e medias “Kosova ime”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit