2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Masat e reja që pritet të aplikohen në Kosovë, bazuar në sinjalet e kryeministrit

Rekomandime

Nëse Qeveria e Kosovës vendos të aplikojë masat e reja anti-COVID, të ngjashme me ato të aplikuara gjatë kësaj jave në vendet e Bashkimit Evropian, atëherë pritet që Kosova të futet sërish në izolim.

- Advertisement -

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar sot në një konferencë për media ndërmarrjen e masave të reja anti-COVID, të ngjashme me masat e aplikuara “në vendet e regjionit dhe ato të Evropës”.

Nëse Qeveria e Kosovës ndërmerr masa të ngjashme sikurse dy vendet kryesore të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca, atëherë pritet të aplikohet mbyllja e të gjitha bizneseve jo të rëndësishme.

Gjermania zyrtarisht nga sot ka hyrë në një ”lock-down” të ashpër. Shkollat dhe të gjitha bizneset, përpos dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 10 janar.

- Advertisement -

Ora policore në Gjermani do të aplikohet nga 21:00 deri në 05:00.

Ndërkaq, Franca më 15 dhjetor, aplikoi masat e reja lehtësuese në krahasim me ato që ishin në fuqi nga fundi i tetorit.

- Advertisement -

Qytetarët francezë, sipas vendimit të ri, nuk kanë më nevojë të plotësojnë formulare për të arsyetuar daljen nga shtëpitë. Por baret, restorantet, teatrot dhe kinematë do të qëndrojnë të mbyllura.

Qeveria franceze ka vendosur një orë policore midis orëve 20:00 dhe 06:00, i cili do të hiqet vetëm në prag të Krishtlindjeve por jo në prag të Vitit të Ri.

Ndërkaq, shefi i qeverisë së Kosovës ka paralajmëruar sjelljen e vendimit për masat e reja anti-COVID, duke u mbështetur në vendimet e vendeve regjionale dhe evropiane, gjatë kësaj jave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit