Autori i ekzekutimit të kësaj penalltie krejt të veçantë është Lyle Taylor. Ai luan në radhët e Charlton Athletic, në “Championship” të Anglisë.
Mënyra e marrjes vrull (në fakt, ecja me hap të lirë) dhe shkuarja drejt pikës së penalties, prej nga goditi topin drejt rrjetës, ka habitur jo vetëm portierin kundërshtar, por këdo.
Videoja e këtij momenti “ekzotik” në futboll është bërë shumë shpejt “virale”, sepse nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë kështu.
Në pamje të parë, Taylor duket sikur po shkon te pika e bardhë që ta rregullojë mirë topin, por në fakt, sa afrohet pranë “sferës”, e godet atë befasisht. “Mashtrim” spektakolar, por brenda rregullores. Goli ishte i vlefshëm…/Telesport/
The most casual penalty you’ll ever see from Lyle Taylor today.
— HLTCO (@HLTCO) August 17, 2019