7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Mban nofkën ‘zonja vdekje’, snajperistja ukrainase bëhet makthi i ushtrisë ruse

Rekomandime

Kanë filluar të qarkullojnë imazhet e një snajperisteje ukrainase që për shkak të suksesit në fushëbetejë, ka marr nofkën “zonja vdekje”.

Fotografitë e snajperistes ukrainase janë shpërndarë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, që e kanë cilësuar si “heroinë të luftës moderne”.

- Advertisement -

Kjo snajperiste iu bashkua marinës ukrainase në vitin 2017, me shpresën se do t’i lë përshtypje të mirë vëllait të saj të vogël – që gjithashtu ishte pjesë e forcave të armatosura ukrainase.

Ajo i shërbeu atdheut ku luftoi kundër separatistëve pro-rusë në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës. Ajo i kishte dhënë fund “aventurës” në fillim të këtij viti, kur edhe i skadoi kontrata. Megjithatë u rikthye për të luftuar kundër rusëve pasi filluan pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk kanë dhënë ndonjë informacion, lidhur me sukseset e saj në fushëbeteja kundër agresionit rus.

- Advertisement -

“Këta nuk janë njerëz. Nazistët nuk ishin më të zi sesa që janë këta rusë. Padyshim se do të fitojmë. Personalisht, do të qëndrojë këtu deri në frymën e fundit”, tha kjo snajperiste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit