12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Babai pasanik ia lë pasurinë 20 milionëshe vajzave, por me disa kushte

Rekomandime

Babai milioner vdes dhe të gjithë pasurinë ia lë dy vajzave të tij, por duk u vendosur disa kushte. Maurice Laboz, një agjent i fuqishëm i pasurive të patundshme në Nju Jork , vdiq në moshën 77-vjeçare. Ai është babai i 20-vjeçares , Marelna dhe 17-vjeçares, Victoria. I ndjeri u la atyre një pasuri prej 37 milionë dollarësh.

- Advertisement -

Për shkak të shumës së madhe dhe për shkak të frikës se ato nuk do të mund ta menaxhojnë, biznesmeni vendosi edhe kushtet në testament. Nëse vajzat do të respektojnë dëshirat e tij, do të marrin pjesën më të madhe të trashëgimisë, pjesa tjetër prej 17 milionë dollarësh do të shkojë për bamirësi.

Marlena e Victoria duhet të frekuentojnë një universitet të mirë, të martohen me një person të mirë, të kenë një punë të qëndrueshme dhe të mos kenë fëmijë jashtë martese. Në rast se do të martohen përpara moshës 35 vjeç, do të kenë edhe 500 mijë dollarë shtesë, por me kushtin që bashkëshortët të mos e prekin trashëgiminë. Për vajzat do të ketë shpërblime të tjera nëse marrin diplomën dhe shkruajnë një tekst të shkurtër në lidhje me planet e tyre të ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit